Categories: kosovë

Prokuroria e Hagës: Pas dënimit me 25 vjet burg, Thaçi ka më shumë nxitje për t’u arratisur

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë i ka kërkuar gjyqtarit Christopher Gosnell që ish-presidenti Hashim Thaçi të vijojë të mbahet në paraburgim edhe në çështjen për pengim të administrimit të drejtësisë. Sipas Prokurorisë, dënimi prej 25 vjetësh burgim për krime lufte i ka shtuar rreziqet që Thaçi paraqet në rast se do të lirohej.

Parashtresa, e nënshkruar nga prokurorja Kimberly P. West, u dorëzua më 16 nëntor, vetëm një ditë përpara shpalljes së aktgjykimit në këtë rast. Ajo lidhet me rishqyrtimin e dymbëdhjetë të masës së paraburgimit ndaj Thaçit.

Të lidhura

None found

Sipas Prokurorisë, ekzistojnë të tria rreziqet që neni 41(6)(b) i Ligjit për Dhomat e Specializuara i parashikon si bazë për paraburgim: arratisja, pengimi i procedurave dhe kryerja e veprave të reja penale. ZPS-ja thekson se për vazhdimin e paraburgimit mjafton edhe njëri prej tyre.

Lidhur me rrezikun e arratisjes, Prokuroria pretendon se Thaçi mund të ketë qasje në shuma të mëdha parash, se mund të sigurojë pa vështirësi mbështetjen e aleatëve të tij dhe se mund të zhvendoset në shtete ku Dhomat e Specializuara nuk kanë mundësi kontrolli. Si element shtesë përmendet ajo që Prokuroria e quan model i mosrespektimit të urdhrave gjyqësore dhe të rregullave të paraburgimit, përfshirë shkelje të kohëve të fundit. Sipas prokurores West, dënimi për krime lufte ia shton Thaçit motivin që t’i shmanget përballjes me drejtësinë.

Pjesën më të madhe të parashtresës Prokuroria ia kushton rrezikut të pengimit të procedurave, të cilin e vlerëson jashtëzakonisht të lartë. Ajo liston pesë elemente: dyshimin e bazuar se Thaçi bëri përpjekje të gjera për të penguar gjykimin për krime lufte, rolin udhëheqës që sipas saj ai pati në këto përpjekje, përfshirjen e personave që janë ende të lirë në Kosovë, faktin se përpjekjet e pretenduara kanë prekur edhe dëshmitarë të mbrojtur, si dhe rrezikun e vazhdueshëm të hakmarrjes ndaj tyre.

ZPS-ja përmend edhe atë që e quan klimë të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë. Ajo u referohet protestave pas aktgjykimit të 16 shtatorit dhe postimeve në internet që, sipas saj, kanë bërë thirrje për dhunë. Prokuroria vlerëson se tensionet pritet të shtohen sërish pas aktgjykimit të dytë.

Sipas parashtresës, asnjë kusht lirimi nuk do t’i zvogëlonte mjaftueshëm këto rreziqe. Prokuroria argumenton se Thaçi mund të komunikonte përmes personave të tjerë ose pajisjeve të tyre, ndërsa komunikimet e tij jashtë qendrës së paraburgimit nuk do të mund të monitoroheshin në mënyrë efektive. Për këtë arsye, ZPS-ja e konsideron vazhdimin e paraburgimit të domosdoshëm, të arsyeshëm dhe proporcional.

Një ditë pas dorëzimit të parashtresës, më 17 nëntor, gjyqtari Gosnell e dënoi Thaçin me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë. Kjo është shumë më pak se gjashtë vjetët që kishte kërkuar Prokuroria. Në të njëjtin rast, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burgim, Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.

Më 16 shtator, Thaçi ishte dënuar në shkallë të parë me 25 vjet burgim për krime lufte. Në të njëjtin aktgjykim, Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Të dy aktgjykimet, ai për krime lufte dhe ai për pengim të drejtësisë, janë të shkallës së parë dhe mund të apelohen.

Thaçi mbahet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Që atëherë, të gjitha kërkesat e mbrojtjes për lirimin e tij janë refuzuar.

të fundit

Kristian Shpendi vijon formën e shkëlqyer në Serie B, shënon sërish për Cezenën

Goli i Kristian ShpenditNë javën e 12-të të Serie B në Itali, sulmuesi i Shqipërisë, Kristian Shpendi, nuk ka të…

11 seconds ago

Studimi i ri për kanabisin: Probleme të shëndetit mendor, veçanërisht te gratë dhe të rinjtë

Një studim i ri amerikan ngre shqetësime për lidhjen mes përdorimit problematik të kanabisit dhe shëndetit mendor, veçanërisht te gratë…

6 minutes ago

Certifikohen 175 zyrtarë policorë të NJRSH-së për përballje me turma

Policia e Kosovës ka certifikuar 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit të ciklit të…

6 minutes ago

Manchester United ka ende rreth 500 milionë euro detyrime për transferime të papaguara ndaj klubeve të tjera

Manchester United ende u detyrohet klubeve të tjera 416 milionë funte (495 milionë euro) në tarifa transferimi të papaguara për…

11 minutes ago

Berisha thirrje Veliajt dhe Spiropalit: T’u tregojnë shqiptarëve krimet, të largojmë dyshen Rama-Balluku

Këtë të shtunë, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje Erion Veliajt dhe…

15 minutes ago

Prokuroria e Hagës paralajmëron: Thaçi me para e aleatë mund t’i shpëtojë drejtësisë nëse lirohet

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë i ka kërkuar gjyqtarit Christopher Gosnell që ish-presidenti Hashim Thaçi të mbetet në…

17 minutes ago