Categories: kosovë

Prokurimi mbetet në letër”, vetëm 170 nga 905 aktivitetet u iniciuan deri më 30 qershor

Institucionet qendrore kanë realizuar në nivel të ulët planin e prokurimit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. Sipas raportit të INPO-së, të titulluar “Prokurimi që mbetet në plan”, deri më 30 qershor janë iniciuar vetëm 170 prej 905 aktiviteteve të planifikuara.

Të lidhura

None found

Gjetjet u prezantuan nga Arbër Kabashi, hulumtues në INPO, gjatë publikimit të raportit që shqyrton planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të prokurimit nga ministritë dhe Zyra e Kryeministrit, për periudhën 1 janar-30 qershor 2026.

Kabashi sqaroi se analiza është mbështetur në formularin B05, i njohur si formulari i njoftimit për kontratë, përmes të cilit parashihet të iniciohet pjesa më e madhe e aktiviteteve të përfshira në planet e prokurimit. Ai theksoi se monitorimi ka përfshirë vetëm procedurat e nisura gjatë periudhës 1 janar deri më 30 qershor 2026.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe ministritë dhe Zyra e Kryeministrit kanë zhvilluar edhe aktivitete të tjera, por ato kanë qenë procedura të nisura në vitet paraprake dhe nuk janë pjesë e analizës së raportit.

Osman Vishaj nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) tha se planifikimi përbën bazën e të gjithë procesit të prokurimit. Ai e krahasoi atë me themelin e një ndërtese, duke vlerësuar se një bazament i dobët mund të shkaktojë probleme të mëdha në vazhdim.

Vishaj deklaroi se vonesa në miratimin e ligjit dhe ndarja e disa ministrive kanë krijuar vështirësi jo vetëm në planifikim, por edhe në zbatimin e procedurave. Si shembull, ai përmendi raste kur një institucion, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, ka nisur një procedurë që gjatë fazës së vlerësimit ka ndryshuar, ndërsa projekti dhe mjetet financiare janë bartur te ministria përgjegjëse për Kulturën dhe Sportin. Sipas tij, këto ndryshime kanë krijuar paqartësi për mënyrën se si duhet të trajtohen aktivitetet e nisura.

Ekspertja e prokurimit, Diana Metushi-Krasniqi, tha se prokurimi ka mbetur kryesisht në planet qeverisëse dhe nuk është zbatuar në praktikë. Ajo iu referua raportit me emërtimin “Prokurimi që mbetet në letër”.

Metushi-Krasniqi paralajmëroi se vonesat në realizimin e planifikimit sjellin pasoja përtej humbjes së mundësisë për shfrytëzimin e buxhetit. Sipas saj, mjetet e pashfrytëzuara nuk mund të realizohen më tej dhe kjo ndikon në uljen e qarkullimit financiar në tregun e Kosovës, ku qarkullojnë rreth një miliardësh.

Ajo theksoi se bizneset krijojnë vende pune dhe paguajnë pjesën më të madhe të taksave, ndaj ndalimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit dëmton në mënyrë të tërthortë edhe shtetin dhe qeverisjen, përmes uljes së të hyrave nga tatimet.

Sipas ekspertes, mosrealizimi i planit të prokurimit dobëson edhe performancën e institucioneve, të cilat mbeten pa mjetet e nevojshme për të përmbushur detyrat, planifikimet dhe premtimet publike për infrastrukturën dhe rritjen e mirëqenies. Kjo, siç u shpreh ajo, ndikon gjithashtu në uljen e besimit të qytetarëve te institucionet.

të fundit

Qytetarë nga Vushtrria pagëzohen në Prishtinë, Gjergji: Paqja dhe dashuria duhet të na udhëheqin

Disa qytetarë nga Vushtrria janë pagëzuar sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, një ditë pas ceremonisë së bekimit…

7 minutes ago

Dokumenti evropian: Rusia po dërgon dronë, eksplozivë dhe municione drejt Iranit përmes Detit Kaspik

Një linjë e re furnizimi për pajisje ushtarake iraniane nga Rusia nëpërmjet Detit Kaspik është zbuluar nga një dokument i…

7 minutes ago

Killing at the “Principote” Hotel in Ksamil, Balliu: Protests Do Not Harm Tourism, Crime and Insecurity Do

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë në Ksamil ku u vra me thikë turisti…

14 minutes ago

Erdogan Changes Course After 53 Years: EU Integration Is No Longer a Priority for Turkey

Anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Europian nuk është më një prioritet për Ankaranë: Me këtë deklaratë për Al Jazeera Arabic,…

15 minutes ago

Portuguese Tourist’s Murder: Owner of “Principotes” in Ksamil, Bekim Bulica, Declared Wanted

Bekim Bulica, është shpallur në kërkim nga policia në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela…

15 minutes ago

European Commission Calls for Coordination and Consultations on Opening Ibar Bridge

Komisioni Evropian (KE) tha të martën se pret “koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet komunave të prekura dhe institucioneve qendrore…

16 minutes ago