Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mbajti një tryezë diskutimi me temën “Prokurimi publik në Kosovë: Përtej ndryshimeve teknike – Drejt një reforme strukturore të prokurimit publik në Kosovë”, gjatë së cilës u paraqitën gjetjet kryesore dhe rekomandimet për reformën e sistemit të prokurimit publik në vend.
Në këtë diskutim morën pjesë deputetë, përfaqësues të institucioneve publike, organizata të shoqërisë civile, ekspertë, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.
None found
Në mbyllje të diskutimit, pjesëmarrësit u pajtuan se reforma e ardhshme duhet të tejkalojë ndryshimet thjesht procedurale dhe të synojë ndërtimin e një sistemi modern të prokurimit publik, të mbështetur në performancë, integritet, menaxhim të rrezikut dhe përdorim strategjik të shpenzimeve publike.
Sipas KDI-së, ky proces reformues duhet të mbështetet në modernizimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, zhvillimin e sistemit Procure-to-Pay (P2P), menaxhimin e integritetit dhe rrezikut, orientimin drejt performancës dhe nxitjen e prokurimit të qëndrueshëm.
Duke e hapur tryezën, menaxheri i programeve në KDI, Florent Spahija, u shpreh se prokurimi publik nuk duhet trajtuar vetëm si një procedurë administrative, por si një instrument që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
“Kur projektet publike dështojnë ose nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve, atëherë kemi dështuar të krijojmë vlerë nga paratë publike. Debati për prokurimin duhet të fokusohet te rezultatet dhe ndikimi i investimeve publike”, deklaroi Spahija.
Hulumtuesja e KDI-së, Diana Metushi Krasniqi, vuri në dukje se, ndonëse Kosova ka shënuar përparim në digjitalizim dhe transparencë, reforma e ardhshme duhet të merret me dobësitë strukturore të sistemit.
“Reforma e fundit gjithëpërfshirëse është realizuar në vitin 2011, ndërsa ndryshimet e viteve 2015-2016 kanë qenë kryesisht teknike. Përpjekjet e mëvonshme për reformë nuk janë finalizuar, ndërsa përjashtimi i shoqërisë civile nga grupi i ri punues i krijuar në janar 2026 ngre shqetësime për gjithëpërfshirjen e procesit”, tha ajo.
Sipas analizës së paraqitur nga KDI, reforma në prokurimin publik duhet ta ndryshojë qasjen ekzistuese, duke e zhvendosur vëmendjen nga transparenca te performanca, nga tenderimi te menaxhimi i plotë i ciklit të prokurimit, si dhe nga respektimi formal i procedurave te krijimi i vlerës për paranë publike dhe rezultatet konkrete për qytetarët.
Gjatë panelit të diskutimit, deputetja Eliza Hoxha nënvizoi nevojën për të ndarë funksionet e blerjes nga ato të prokurimit, për të krijuar një Katalog Shtetëror të Çmimeve dhe për të integruar dimensionin gjinor në proceset e prokurimit publik.
Nga ana tjetër, deputetja Janina Ymeri shprehu shqetësim për menaxhimin e dobët të kontratave dhe mungesën e llogaridhënies në institucione.
“Menaxhimi i dobët i kontratave dhe mungesa e përgjegjësisë mbeten ndër rreziqet kryesore për financat publike”, tha Ymeri.
Albulena Nrecaj nga INPO theksoi se kuadri ligjor i Kosovës është në masë të madhe i përafruar me direktivat e Bashkimit Evropian, por zbatimi i tij në praktikë vazhdon të mbetet sfidë.
“Ligji i Prokurimit Publik është kryesisht i harmonizuar me direktivat e Bashkimit Evropian, ndërsa sfida kryesore mbetet zbatimi në praktikë dhe mungesa e përgjegjësisë institucionale për shkeljet dhe lëshimet”, deklaroi Nrecaj.
Aktiviteti u organizua nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Zia ka pllakosur në familjen e këngëtarit Butrinti Imeri pasi mësohet se është ndarë nga jeta gjyshja e artistit. Lajmin…
Bashkia e Shkupit njofton qytetarët se këtë fundjavë që vjen, përkatësisht më 27.06.2026 (e shtunë) dhe 28.06.2026 (e diel), në…
Deputeti i LSDM-së, Blagoj Boçvarski, në debatin e sotëm parlamentar për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski,…
Ministria për Çështje Evropiane organizoi takimin e nivelit të lartë në kuadër të Misionit Monitorues të Kornizës Investuese për Ballkanin…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar pritje në Ballkonin e Hapur të Qeverisë me rastin…
Avokati dhe analisti politik, Spartak Ngjela, ka reaguar lidhur me situatën politike në Shqipëri, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi…