Categories: kosovë

Priten lëvizje në drejtimin e Policisë së Kosovës, ndryshimet mund të prekin tre zyrtarë

Policia e Kosovës mund të ndryshojë drejtimin e disa departamenteve dhe drejtorive rajonale. Këto lëvizje priten në një periudhë të ndjeshme për institucionin, pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm, Gazmend Hoxha, dhe zhvillimeve që pasuan vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.

Burime të Bota sot brenda Policisë së Kosovës thonë se ndryshimet mund të prekin Agron Nezajn, Afërdita Mikullovcin dhe Luan Kekën. Sipas tyre, lëvizjet pritet të kryhen gjatë ditës së sotme, por ende nuk ka njoftim zyrtar për vendimet përfundimtare apo arsyet e tyre.

Të lidhura

None found

Agron Nezaj pritet të largohet nga drejtimi i Departamentit të Hetimeve, të cilin e udhëheq aktualisht. Ky departament merret me hetimin e veprave penale, përfshirë krimin e organizuar dhe rastet e rënda kriminale.

Afërdita Mikullovci, e cila drejton prej vitit 2018 Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, pritet të transferohet në strukturat e trafikut rrugor, sipas burimeve të Bota sot. Ajo është ndër gratë e para që kanë drejtuar një drejtori rajonale të Policisë në Kosovë.

Ndryshimet pritet të përfshijnë edhe Luan Kekën, drejtuesin e Drejtorisë Kundër Terrorizmit. Ai ka përvojë të gjatë në këtë strukturë dhe prej disa vitesh është përmendur si drejtues i saj.

Gazmend Hoxha dha dorëheqjen më 30 tetor, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Pas largimit të tij, Fehmi Hoti u emërua ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm.

Bota sot ka kontaktuar burimet e saj në Policinë e Kosovës për më shumë hollësi. Mbetet të shihet nëse drejtuesit e rinj të institucionit do t’i konfirmojnë zyrtarisht këto ndryshime.

të fundit

Konflikti Rama-Veliaj, Shehaj kërkon hetim nga SPAK: Të korruptuarit po asgjësojnë njëri-tjetrin

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi mbi përplasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku ky i fundit pretendon…

1 minute ago

Gjermania dhe Britania e Madhe zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak për inteligjencën artificiale, takim për planin në 2027

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania planifikojnë të testojnë, zhvillojnë dhe përfundimisht të vendosin inteligjencën artificiale në forcat e tyre të…

24 minutes ago

Nathalia Gadelha, bashkëpilotja 20-vjeçare e avionit të rrëzuar në Florida, mori licencën e fluturimit para patentës së makinës

Nathalia Gadelha, 20 vjeçe, është identifikuar si bashkëpilotja e avionit Learjet 60 që u rrëzua të dielën në Palm Beach…

24 minutes ago

Sinjalet për dialog mes SHBA-së dhe Iranit ulin çmimin e naftës me 6.7%

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se diplomacia mund të rikthehet në…

25 minutes ago

Këlliçi kërkon sqarime nga Toni Gogu për takimin e pretenduar me Veliajn: Mesazhi i Ramës ishte shantazh mafioz

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas raportimeve lidhur me një takim të pretenduar mes minsitrit Toni Gogu…

28 minutes ago

Dëmtimi në kyç e lë Ismael Saibarin jashtë për disa muaj pas transferimit 50 milionë eurosh te Bayerni

Bayern Munich ka marrë një lajm të keq pas barazimit 2-2 ndaj Borussia Dortmundit, pasi mesfushori ofensiv Ismael Saibari do…

31 minutes ago