kosovë

Prishtina protestoi edhe sot për çlirimtarët, emigrantët u mblodhën në Europë

Qindra qytetarë protestuan sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të katërtën herë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Me flamuj kombëtar dhe flamuj të UÇK qytetarët në natën e katërt të tubimit bënë thirrje për drejtësi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin.

Të lidhura

None found

Çlirim Haziri, një prej organizatorëve të protestës, është shprehur se tubimet do të vazhdojnë dei nnë realizimin e kërkesës për drejtësi ndaj çlirimtarëve, duke theksuar se protestuesit janë të bashkuar nga UÇK-ja e jo nga ndonjë parti.

Po ashtu këtë të shtunë qindra emigrantë shqiptarë u mblodhën edhe në sheshe të qendrave europiane në tubime paqësore. Protesta u organizuan në Koln dhe Mynih të Gjermanisë, Cyrih të Zvicrës, Vjenë të Austrisë e edhe Kanada. Teksa kujtojmë se edhe në SHBA do të zhvillohet një protestë të martën.

Një ditë më parë u paraqitën 4 kërkesa drejtuar qeverisë dhe presidentces së Kosovës nga protestuesit, ato përfshinin:

Shfuqizim ndryshim i ligjit për dhomat e specializuara,

Shkarkim i ministres së drejtesisë Donika Gervalla,

Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e ish krerëve,

Angazhim ekspertësh ndërkombetar në mbrojtjen e ish krerëve.

të fundit

Radoiçiq shfaqet pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist në sulmin e armatosur në…

1 minute ago

De Rossi surprizon me deklaratën për Mario Mitajn: Shqiptari është më i fortë se sa kemi parë

Mario Mitaj dhe Daniele De RossiGenoa (e renditur në vendin e 19-të në kampionat) do të kërkojë me patjetër fitoren…

4 minutes ago

Magyar përgëzon Kurtin për mandatin e ri dhe rikonfirmon mbështetjen hungareze për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter…

12 minutes ago

Forecast for today in North Macedonia: Cloudy skies and local rain

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut. Në disa vende priten edhe bubullima…

18 minutes ago

Gjilan Prosecutor’s Office provides details on the serious murder in Livoç i Poshtëm

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dalë me një njoftim për media pas vrasjes së rëndë në Livoç të Poshtëm. Në…

19 minutes ago

Qelaj is assessing the request to refer the Specialist Chambers Law to the Constitutional Court

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë të ditur se është duke e shqyrtuar kërkesën e organizatave të shoqërisë civile,…

20 minutes ago