Presidenca e Kosovës ka bërë publike pasqyrën e plotë të shpenzimeve zyrtare për muajt prill–qershor 2026.
None found
Sipas të dhënave të publikuara, aktivitetet e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me ato të kabinetit të saj, kanë arritur një kosto të përgjithshme prej 12,421.39 eurosh.
Institucioni ka sqaruar se shuma përfshin shpenzimet e realizuara nga 4 prilli 2026, dita kur Haxhiu mori detyrën si ushtruese e detyrës së Presidentes, deri më 30 qershor 2026.
Zyra e Presidentes bëri të ditur se publikimi synon t’i ofrojë opinionit publik informacion të saktë dhe të parandalojë paqartësitë rreth të dhënave që lidhen me shpenzimet zyrtare.
Presidenca u ka bërë thirrje gjithashtu mediave dhe palëve të interesuara që, nëse kërkojnë informacione apo sqarime të tjera, të komunikojnë drejtpërdrejt me institucionin. Sipas saj, kjo mënyrë komunikimi mundëson raportim të plotë dhe shmang perceptimet e gabuara që mund të krijohen nga paraqitja e pjesshme ose jashtë kontekstit e të dhënave.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e tarifave prej 50 për qind ndaj një sërë mallrash kanadeze, përfshirë edhe disa…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit gjatë një koncerti të…
Drita është mysafir i Floriana në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.Pas eliminimit nga Liga e…
Me 60,700 njësi të shitura globalisht në vitin 2025, ID. Buzz ishte automjeti elektrik i tetë më i shitur në…
Veturat moderne mund të monitorojnë trafikun, të ndezin dritat paralajmëruese dhe madje të kërkojnë ndihmë pas një aksidenti. Tani Volkswagen…
Ministrja serbe Snezhana Paunoviq shkaktoi reagime me një deklaratë skandaloze, duke thënë se, po të kishte qenë në vend të…