Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara.
None found
Lajmi është bërë i ditur nga Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.
Sipas tij, presidentja do të ndërmarrë veprimet përkatëse brenda afatit të përcaktuar me ligj.
“Kuvendi i Kosovës, sot, e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, deklaroi Kupina.
Më herët gjatë ditës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia kishte dorëzuar ligjin presidentes Shiroka-Pula për dekretim.
Ndryshimet e miratuara më 6 tetor nga Kuvendi parashikojnë, ndër të tjera, shkurtimin e mandatit të Speciales, dërgimin e rasteve jashtë juridiksionit të saj te institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe përcaktimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim.
Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar u miratuan pasi katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan më 16 shtator me një total prej 81 vjetësh burgim.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.…
Drejtori i Spitalit të Tetovës Erzen Elezi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni me të…
Gjykata në Koçani ka refuzuar kërkesën e të arratisurës Iva Mihailova për të marrë pjesë nëpërmjet video-online në seancat dëgjimore…
Mesufshori Besfort Zeneli do të mungojë në grumbullimin e radhës të Kombëtares së Suedisë për shkak të një lëndimi.23-vjeçari, i…
Markat kineze të makinave i tejkaluan ato japoneze për herë të parë në pjesën e tregut në Evropë në bazë…
Aprilia ka prezantuar versionin special dhe të limituar të motorit RS 660, të quajtur Phillip Island Tribute, në nder të…