Categories: kosovë

Presidentja Shiroka-Pula ia rikthen Kuvendit për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vendosur që Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të rikthehet në Kuvend për rishqyrtim.

Ky ligj ishte miratuar më herët nga Kuvendi dhe ishte nënshkruar nga kryetarja Albulena Haxhiu, e cila më pas ia kishte dërguar presidentes për dekretim.

Të lidhura

None found

Vendimi i presidentes erdhi pasi ajo pranoi kërkesën zyrtare të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), sponsor i nismës ligjore, që Kuvendit t’i mundësohej shqyrtimi i sërishëm i saj.

Rishqyrtimi pritet të përqendrohet në dispozitat që lidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe në sigurimin e plotë të të drejtave kushtetuese të personave që po përballen me gjykim në këtë institucion në Hagë.

Në arsyetimin e saj, Presidentja Shiroka-Pula ka theksuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të krerëve të saj gjatë luftës për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ajo ka rikujtuar edhe mbështetjen për Deklaratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të 28 shtatorit 2026, e cila lidhet me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Presidentja ka shprehur kundërshtimin ndaj çdo tentative për shtrembërimin e së vërtetës historike të Kosovës, vënien në pikëpyetje të karakterit çlirimtar të luftës apo barazimin e popullit që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që e shtypi atë.

Sipas arsyetimit të vendimit, Shiroka-Pula ka zhvilluar dhe po vijon konsultimet me përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve përkatëse shtetërore. Këto konsultime synojnë bashkërendimin e veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Konsultimet kanë për qëllim gjithashtu mbrojtjen sa më të mirë të të drejtave dhe interesave të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

të fundit

Currency exchange/ what is happening with foreign currencies?

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro, do të këmbehet me 90.5 lekë në blerje dhe 91.2 lekë në…

5 minutes ago

Pas takimit me Putinin, Kushner e Witkoff takohen me Zelenskyn në Dublin

Pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin, të dërguarit amerikanë të Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner,…

6 minutes ago

Prices in Tirana up to 50% more expensive than in the region, record dairy prices

Nëse ke 100 euro për të blerë produkte ushqimore në Tiranë, me të njëjtën shumë mund të blesh rreth 46%…

6 minutes ago

Law on Specialist Chambers returns to the Assembly, experts call for caution over international consequences

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar pritet të rikthehet në vëmendjen e Kuvendit të Kosovës,…

6 minutes ago

Ligji për Specialen rikthehet në Kuvend, ekspertët kërkojnë kujdes për pasojat ndërkombëtare

Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar pritet të rikthehet në vëmendjen e Kuvendit të Kosovës,…

23 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro, do të këmbehet me 90.5 lekë në blerje dhe 91.2 lekë në…

31 minutes ago