Categories: kosovë

Prangoset në Zubin Potok R.K., i dyshuar për krime lufte

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës arrestuan të enjten një person në kuadër të hetimeve për rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok. Arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Të lidhura

None found

Lajmi u konfirmua nëpërmjet një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Sipas njoftimit, i arrestuari me inicialet R.K. dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

PSRK-ja njoftoi se, brenda afatit ligjor të parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale, do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për caktimin e paraburgimit. Njëkohësisht, në bashkërendim me hetuesit policorë, do të vijojnë veprimet e nevojshme hetimore. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksuan përkushtimin e tyre për hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë personave që mund të kenë kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

të fundit

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke…

5 minutes ago

Parashikimi i motit 9 Nëntor 2026, vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe…

20 minutes ago

Volkswagen shënon humbje prej një miliard eurosh në tremujorin e tretë

Një zhvlerësim prej disa miliardë eurosh i Porsche-s, biznesi i dobët në Kinë dhe kostot e ristrukturimit e çuan Volkswagen-in…

23 minutes ago

Kosovo Assembly Presidency meets to set the agenda for the plenary session

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

31 minutes ago

Four parliamentary committees to meet on Monday

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…

31 minutes ago

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet për të caktuar çështjet e seancës plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

35 minutes ago