Gani Geci është arrestuar nga autoritetet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”, bëjnë të ditur burime të Sinjalit.
None found
Ngjarja lidhet me deklaratat e gazetarit Lirim Mehmetaj në emisionin “Debat Plus”. Mehmetaj kishte thënë se Gani Geci e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar të hiqte ose të ndryshonte një postim që lidhej me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.
Sipas gazetarit, ai nuk e kishte pranuar këtë kërkesë. Më pas, siç deklaroi Mehmetaj, disa përfaqësues të familjes Geci kishin shkuar në zyrën e tij dhe e kishin kërcënuar. Për rastin, ai tha se kishte njoftuar Policinë e Kosovës.
Gjatë transmetimit të emisionit, moderatori Ermal Panduri bëri të ditur se Gani Geci ndodhej në parkingun e televizionit ku po zhvillohej debati.
Deri në momentin e publikimit të këtij raportimi, Policia e Kosovës nuk kishte dhënë detaje zyrtare për arrestimin.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku ka folur…
Dean KlafuriçPas barazimit të “bardhë” me Vorën në javën e 12-të të Abissnet Superiores, 0 - 0, trajneri i Tiranës,…
Qeveria e Republikës së Kosovës ka kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Në një njoftim për media, ekzekutivi kosovar ka…
Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti, u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Sipas…
Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi 313 lidhur me kursin e euros dhe buxhetin e vitit 2027, duke akuzuar qeverinë…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ahmeti bëri…