Policia e Kosovës ka bërë sërish apel për ndihmën e qytetarëve në përpjekje për të lokalizuar Xhafer Raqin, nga Prishtina, i cili është raportuar i zhdukur që prej 2 korrikut.
None found
Megjithëse operacionet e kërkimit dhe veprimet hetimore vazhdojnë, autoritetet thonë se ende nuk kanë mundur të sigurojnë gjurmë për vendndodhjen e tij. Pas autorizimit të marrë nga prokurori i shtetit, policia u ka kërkuar qytetarëve të kontribuojnë me çdo të dhënë që mund të ndihmojë.
Sipas njoftimit zyrtar, në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, më 02.07.2026, është denoncuar zhdukja e Xhafer Raqit, i lindur në vitin 1948.
Që nga momenti i raportimit, njësitet hetimore të policisë, njësiti i kërkim-shpëtimit i FSK-së dhe patrullat, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të afërt me familjarët, kanë zhvilluar një sërë veprimesh.
Mes masave të ndërmarra kanë qenë marrja në pyetje e personave që mund të japin të dhëna për vendndodhjen e tij, verifikimi i hyrje-daljeve në të gjitha pikat kufitare, si dhe kontrollet në zonat që Raqi frekuentonte zakonisht, në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Gjithashtu, autoritetet kanë shqyrtuar dhe hetuar çdo informacion që mund të lidhet me personin e zhdukur.
Policia u bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë çfarëdo informacioni për Xhafer Raqin, që ta përcjellin atë përmes numrit 192 ose adresës elektronike [email protected].
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përplasur me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, gjatë seancës së…
Studentja e Mjekësisë, Klea Veli, ka reaguar publikisht pas vendimit të 11 profesorëve për largimin e saj nga Senati Akademik…
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ka thënë për KosovaPress se nuk është ndjenjë e mirë që është…
Italia pritet të përballet me një ditë të vështirë të premten, më 20 nëntor 2026, për shkak të një greve…
Euro vijon të regjistrojë kuotime të dobëta në tregun valutor shqiptar. Sipas tabelës së kursit të këmbimit të publikuar këtë…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është dakorduar me kryeministrin Albin Kurti…