Protesta pranë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes. Policia njoftoi se, pas hedhjes së mjeteve piroteknike, fishekzjarreve dhe sendeve të ndryshme, zyrtarët përdorën gaz lotsjellës për të rikthyer kontrollin e situatës.
None found
Sipas njoftimit zyrtar, një grup protestuesish, të pakënaqur për mosvotimin e ligjit për Specialen, hodhën në mënyrë të përsëritur sende të ndryshme, mjete piroteknike dhe fishekzjarre drejt objekteve shtetërore.
Policia tha se gjatë gjithë protestës u kishte kërkuar pjesëmarrësve që tubimi të zhvillohej në mënyrë paqësore, të mos dëmtohej prona publike, të mos pengohej lëvizja e lirë dhe të respektoheshin ligjet në fuqi.
Për shkak të hedhjeve të vazhdueshme, bllokimit të qarkullimit dhe përdorimit të mjeteve piroteknike e fishekzjarreve, autoritetet deklaruan se u detyruan të ndërmerrnin masat e nevojshme.
Policia e Kosovës bëri të ditur se përdori gazin lotsjellës, si mjet të ligjshëm policor, për të mundësuar largimin e personaliteteve nga Kuvendi dhe për të vënë situatën nën kontroll, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për qetësi.
Hedhja e sendeve, mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, së bashku me djegien e disa kontejnerëve të mbeturinave dhe ndezjen e zjarreve në rrugë, ka shkaktuar dëme materiale, sipas Policisë.
Autoritetet theksuan se, deri në atë moment, nuk ishte raportuar për persona me lëndime të rënda.
Policia e Kosovës ritheksoi se njeh të drejtën për protestë paqësore dhe demokratike, ndërsa u kërkoi protestuesve të ruajnë qetësinë, të mos dëmtojnë pronën publike dhe të respektojnë ligjet.
Me protestën ende në zhvillim, Policia deklaroi se do të vijojë të qëndrojë e pranishme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Sipas saj, mbrojtja e qytetarëve dhe objekteve shtetërore, si dhe zhvillimi i rregullt i protestës, mbeten prioritet.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për…
Mary Trump, mbesa e presidentit amerikan Donald Trump, ka zbuluar një episod nga marrëdhënia e tij me të atin, Fred…
Cristiano Ronaldo mund të përjetojë një moment të veçantë në karrierën e tij te Al-Nassr, pasi djali i tij, Cristiano…
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare…