kosovë

Policia e Kosovës apel fëmijëve: Mos u bëni pjesë e lojës që rrezikon jetën

Policia e Kosovës është e fokusuar në mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve, andaj apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos platformës TikTok, e cila kohët e fundit ka shpërndarë sfida që paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e të rinjve.

“Super heronjtë nuk janë të vërtetë kujdesuni për veten dhe shokët tuaj. Mos u bëni pjesë e lojës që rrezikon jetën”, porosit Policia e Kosovës, duke shtuar se kjo sfidë është një nxitje për të realizuar veprime përmes lojërave që mund të shkaktojnë lëndime dhe dëmtime të ndryshme.

Të lidhura

None found

Policia kërkon mbështetjen e prindërve dhe komunitetit për të ndërgjegjësuar fëmijët dhe adoleshentët për rreziqet që sjell angazhimi i pjesëmarrjes në këto sfida.

Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm mbi përdorimin e rrjeteve të ndryshme sociale nga fëmijët e tyre dhe t’i ndihmojnë ata në identifikimin dhe ofrimin e ndihmës për shmangien e përfshirjes se tyre në lojërat e dëmshme dhe të rrezikshme.

Policia e Kosovës thotë se është e angazhuar në mbështetje të komunitetit dhe të rinjve për një përdorim të sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale, dhe i bën thirrje çdo prindi dhe mësuesi të jetë i vëmendshëm dhe të inkurajojë përdorimin e teknologjisë për qëllime pozitive dhe edukative.

të fundit

Njësia A4 e KEK-ut nis rikthimin në funksion

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 ka nisur procesin e rikthimit në operim, pas përfundimit me…

7 minutes ago

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në Durrës, gjykata lë në burg taksistin 26-vjeçar

Pas aksidentit tragjik në plazhin e Durrësit, ku humbi jetën një 66-vjeçar, gjykata vendosi që taksisti 26-vjeçar të qëndrojë në…

10 minutes ago

Mbyllja nga ministria, Zogiani vë në dyshim ligjshmërinë e objektit në Radoniq

Hoteli dhe restoranti “Liqeni i Dukagjinit”, i cili ndodhet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit, është mbyllur nga…

17 minutes ago

Pilivesa kureshtare fiton çmimin kryesor në konkursin e fotografisë së biodiversitetit

Një pilivesë kurioze, me sytë e saj të mëdhenj që duken përmes vrimave të një gjetheje, është protagoniste e fotografisë…

26 minutes ago

6-year-old dies in India after reportedly being struck by teacher and collapsing in classroom

Një nxënës 6-vjeçar në Indi ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me shuplakë nga mësuesi i tij brenda…

30 minutes ago

VIDEO/ Cristiano Ronaldo shënon për Al-Nassr, “zakon” për të njëzet e pestin sezon radhazi

Yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, i janë dashur vetëm njëzet minuta për të shënuar golin e tij të parë të…

30 minutes ago