Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në Pikën Kufitare në Morinë.
Lajmin e kanë bërë publik familjarët përmes një postimi në Facebook, ku kanë njoftuar se ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit në vendin e tij të punës.
None found
Sipas njoftimit të familjes, i ndjeri kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë.
“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e punës, në Pikën Kufitare në Morinë, si pasojë e një aksidenti tragjik trafiku, ndërroi jetë kushëriri im, Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas informatave të para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë. Për kohën e ceremonisë së varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Ndërkaq, Policia ka dhënë detaje shtesë për rastin, duke bërë të ditur se më 29.06.2026, rreth orës 02:40, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale.
Sipas policisë, viktima është goditur nga një veturë që drejtohej nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Shqipërisë.
Në vendin ku ndodhi ngjarja kanë intervenuar të gjitha njësitë përkatëse të policisë, si edhe ekipi i emergjencës.
Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar në mbajtje.
Belgjika është përfshirë nga një grevë kombëtare që ka paralizuar një pjesë të madhe të transportit dhe shërbimeve publike, në…
Qytetarët kanë vijuar edhe këtë të hënë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës që prej 177 ditësh…
Pas orgazmës, disa gra preferojnë të pushojnë, të përqafohen me partnerin ose të flenë. Një studim eksplorues sugjeron se dëshira…
Gjeli i detit, patatet për pjekje, mbushja dhe disa ëmbëlsira mund të përgatiten javë përpara dhe të ruhen në ngrirje…
Filozofi suedez Nick Bostrom, ish-profesor në Universitetin e Oksfordit, thotë se jetëgjatësia mesatare e njeriut teorikisht mund të arrinte rreth…
Ruajtja e ushqimeve në enë plastike është një praktikë e zakonshme në shumë familje, pasi ato janë praktike për organizimin…