Categories: kosovë

Plani i fshehtë kundër Kurtit dhe shantazhi – Faton Mehmeti tregon çfarë përmban aktakuza për Fatmir Shehollin

Faton Mehmeti, analist politik, ka ndarë hollësi mbi aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar kundër Fatmir Shehollit. Në një deklaratë për “Bota sot”, ai sqaroi se Sheholli përballet me pretendime për lidhje me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) dhe për ushtrimin e shantazhit ndaj një sipërmarrësi, të cilit i janë kërkuar para për të mos i bërë publike disa përmbajtje të ndjeshme.

Të lidhura

None found

Sipas analistit, dokumenti i akuzës përqëndrohet në dy drejtime thelbësore: veprimtarinë spiunazhi dhe rastin e shantazhit.

“Aktakuza kundër Shehollit qëndron mbi dy shtylla, të cilat i takojnë spiunazhit dhe shantazhit”, nisi ai. “Në rrafshin e parë, flitet për bashkëpunim të dyshuar me strukturë të huaja, pikërisht me BIA-n. Sipas prokurorisë, ai ka siguruar informacione dhe qëllimi përfundimtar ishte minimi i pozitës së Nenad Rashiqit, me synimin për t’i hapur rrugë forcimit të Listës Serbe në Kosovë. Kjo, gradualisht, do të çonte në rikthimin e influencës së Beogradit dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq në veriun e vendit. Madje, pretendohet se komunikimet i ka pasur edhe më Milan Radojçiqin”, shpjegoi Mehmeti.

Më tej, ai zbuloi një segment tjetër të dosjes, i cili përshkruan një plan konfidencial që synonte dëmtimin e figurës së kryeministrit aktual, Albin Kurti.

“Ka dyshime se ka marrë pjesë në përpilimin e një skeme të fshehur, e cila kishte për objektiv uljen e prestigjit të kryeministrit Albin Kurti. Për më tepër, sipas pretendimeve, plani konsistonte në nxitjen e ekstremizmit islamik, me ide për të siguruar para nga përfaqësi diplomatike të vendeve islamike në Beograd. Paratë më pas do të ridrejtoheshin drejt Kosovës përmes gazetarëve të caktuar”, theksoi ai.

Sipas këtyre pohimeve, fonde do të kishin për destinacion edhe mediat, në funksion të shpërndarjes më të gjerë të ideologjisë islame radikale”, shtoi më tej ai.

Ana tjetër e aktakuzës, siç e përshkoi Mehmeti, ka në qëndër akuzën për shantazh ndaj sipërmarrësit Arben Jetullahu.

“Pjesa e dytë e akuzës i referohet shantazhit ndaj biznesmenit Arben Jetullahu. Atij i kërkeshin 700 euro çdo muaj, që të mos publikoheshin disa incizime që mund ta damtosnin. Shuma e përgjithshme arriti në 13 mijë euro dër në momentin kur vikima e denoncoi rastin në polici”, tregoi Mehmeti.

“Këto janë pikat më të nxehta të kësaj çështjeje”, përmblodhi ai për “Bota sot”.

të fundit

Disturbing footage: Officers drag high school students during protest; police officer kicks one (VIDEO)

Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve para ministrisë së Arsimit, ku ndërhyrja e forcave të policisë…

43 seconds ago

Citizens call for his resignation, Rama responds: I love Albania unreservedly; no force in the world can bring it to its knees again

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e…

1 minute ago

VIDEO/ Protest escalates on Durrës Street as police fire tear gas, injuring young protesters’ eyes

Për të katërtën ditë radhazi, student dhe gjimnazistë, kanë dalë në protestë kundër qeverisë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj…

2 minutes ago

Four Pakistani nationals accused of kidnapping two people in Pristina have their detention extended

Katër të akuzuarve pakistanezë, Sanëal Sanaullah, Muhammad Hamza, Yar Muhammed dhe Touseef Ahmed, të akuzuar për rrëmbimin e dy shtetasve…

2 minutes ago

Lladrovci on Tirana protests: Governments are changed through the ballot box, not violence

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë, duke thënë se dhuna dhe thirrjet për…

3 minutes ago

Çitaku: Një muaj pas vendimit të Hagës, mbështetja për ish-krerët e UÇK-së do të vijojë deri në fund

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, një muaj pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së, tha…

3 minutes ago