kosovë

Pjesë e dhunës në Veri të Kosovës, një muaj paraburgim për shtetasin serb

Gjykata Themelore në Prishtinë njofto të dielën se ia ka shqiptuar masën prej një muaji paraburgim një të dyshuari me inicialet S.M., i cili akuzohet për veprimtari kundër Kushtetutës së vendit dhe për huliganizëm, në lidhje me dhunën e majit të vitit 2023 në veri të Kosovës.

Në një njoftim për media, gjykata tha se e ka pranuar kërkesën e prokurorëve, sepse “nëse i pandehuri lihet në liri, ai mund të arratiset, apo mund t’i ndryshojë provat e veprës penale dhe të ndikojë tek të dyshuarit e tjerë që gjenden të lirë”.

Të lidhura

None found

Verën e vitit të kaluar, Policia e Kosovës arrestoi dhjetë pjesëtarë të komunitetit serb për sulme ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, për akuza kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe për sulme ndaj gazetarëve.
I dyshuari, shtetas serb, ngarkohet me veprat penale “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese”, “rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, si dhe për “veprën penale sulm ndaj personit zyrtar”, tha gjykata.

Gjykata nuk tregoi se kur ishte arrestuar i dyshuari.

Në veri, tensionet u rritën vitin e kaluar pasi policia e Kosovës asistoi që në ndërtesat komunale të hynin kryetarët e rinj shqiptarë. Kjo u kundërshtuar nga popullata vendase serbe, që nuk pranoi rezultatet e zgjedhjeve lokale të prillit, votime që i bojkotoi.

Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përleshën me KFOR-in dhe mbi 100 persona u plagosën nga të dyja palët.

Gjykata tha të dielën se S.M, dyshohet se “me një grup të dyshuar ka qenë pjesëmarrës i protestave të organizuara me datë 29.05.2023 para objektit të Komunës se Zveçanit, duke sulmuar pjesëtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës”.

Në fund të shkurtit këtë vit, dy të dyshuar, Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, arritën një marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi pranuar fajësinë për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Ata ishin arrestuar më 29 maj të vitit të kaluar në Zveçan, gjatë përleshjeve mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Pas pranimit të fajësisë, ata janë lënë të lirë./rel

të fundit

Arsenali shqyrton katër emra për sulmin, ndërsa Gyokeres kërkon largimin

Viktor Gyokeres ka kërkuar të largohet nga Arsenali, dhe me largimin e tij të mundshëm në janar, Mikel Arteta do…

24 seconds ago

VIDEOLAJM/ Pamje spektakolare me dron nga Rruga e Durrësit! Zona e mbushur në çdo skaj e cep me protestues të rinj dhe studentë

Situata në kryeqytet vijon të mbetet e tensionuar, por në fokus të zhvillimeve është masiviteti i protestës. Pamjet e kapura…

4 minutes ago

Sindikata e ushtarëve profesionistë paralajmëron protestë para Qeverisë

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë ka kritikuar ashpër ministrin e Mbrojtjes Vlado Misajllovski, duke e akuzuar atë për premtime…

7 minutes ago

Fox News analysis: Student protests in France linked to an international network of left-wing groups, unions and propaganda organizations

Një investigim i Fox News pretendon se protestat studentore në Francë janë shfrytëzuar nga një rrjet ndërkombëtar organizatash komuniste dhe…

14 minutes ago

Tensions escalate outside Ministry of Education/ Police use water and tear gas against young people! Molotov also thrown

Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, ku protestuesit e rinj janë përballur me forcat e Policisë. Efektivët…

14 minutes ago

Student revolt outside the Ministry of Education, young people: They are shooting at us with rubber bullets

Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është tensionuar gjatë protestës së studentëve, ku të rinjtë pretendojnë se efektivët e…

15 minutes ago