kosovë

Pezullohet greva e mësuesve në Kosovë

Është pezulluar greva e filluar më 25 gusht në administratën publike dhe arsim.

Lajmin e bëri të ditur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar gjatë kësaj të shtune, sipas të cilit, greva do të jetë e pezulluar deri në janar të vitit 2023.

Të lidhura

None found

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva po pezullohet dhe se shpresojnë që në janar të vitit 2023 nuk do të ketë nevojë për vazhdim të saj. Jasharaj ka thënë se pezullimi ka qenë dëshirë e shumicës së grevistëve.

“Uroj që Qeveria dhe parlamenti ta mbajë fjalën për Ligjin për Paga. Qeveria dhe opinioni le ta dinë se greva nuk po mbyllet por po pezullohet deri në janar të vitit 2023 bazuar në vullnetin e anëtarësinë. Rezultatet e deklarimeve janë me diferencë jo shumë të madhe. Uroj që qeveria ta ketë marrë një mesazh të qartë për grevën, uroj që qeveria të mos e merr këtë deklarim tonin për pezullim si fitore, sepse nuk ka fituar askush”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka thënë se është krijuar bindja se Qeveria Kurti e do grevën që qytetarët e Kosovës të mos i bëjnë pyetje për çështje të tjera.

“Kemi bërë veprime të përshkallëzuar sindikale për te realizuar kërkesat e anëtarësisë, Qeveria vazhdoi t’i injorojë ato dhe na mbeti e vetmja mundësi greva e përgjithshme. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi dhe greva është më javë. Qeveria në vend të mesazheve optimizimi dha deklarata me fyerje e ofendim sikur ajo dëshironte që t’i nxiste grevistët që greva të vazhdonte sa më gjatë. Ata që na fyen ua lëmë në fytyrën e tyre”, ka thënë Jasharaj.

Ndërkaq, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se greva ka qenë e ligjshme.

“Greva ka qenë e ligjshme dhe e nevojshme dhe greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit në raport me qeverinë. Greva nuk ishte dhe nuk do të jete akt personal i askujt as individual e as grup i individëve. Greva është e përcaktuar në Kushtetutë dhe mbrohet edhe me aktet e së drejtës ndërkombëtare siç është i përcaktuar edhe organizimi sindikal bashkë me të drejtat e tjera e sidomos me sigurinë e shtetit dhe të gjitha rregullohen me ligje të veçanta”, ka thënë Hykolli./Koha.net/

të fundit

BDI proteston sërish në Tetovë: “Historia nuk abrogohet” dhe “Edhe rrugët flasin shqip”

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot sërish ka organizuar protesta në Tetovë, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese me…

42 seconds ago

Vuçiq për vizitën e Begajt në Bujanoc: Lejet u morën nga Beogradi, të armatosurit ishin të forcave tona

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë të gjitha lejet e…

2 minutes ago

Italia nis epokën e re, Maldini dhe Leonardo drejt roleve kyçe te “Azzurrët”

Paolo Maldini dhe Leonardo Mungonte vetëm PO-ja vendimtare, dhe ajo tashmë ka vulosur gjithçka! Paolo Maldini pritet të rikthehet në…

3 minutes ago

Tuchel përgatit lëvizje të papritur te Anglia për duelin me Norvegjinë

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, pritet të marrë një vendim të papritur për çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Norvegjisë,…

4 minutes ago

Nata kthehet në ditë: përballë Argjentinës, Zvicra zbret në fushë me një copëz të historisë së Kosovës

Zvicra në çerekfinale - kjo është më shumë se lojë. Një ese mbi artin e futbollit, triumfin në fushë dhe…

15 minutes ago

Thatësira e zgjatur në Ugandë shkakton 16 viktima nga uria në Karamoja

Në rajonin verilindor të Karamojës, në Ugandë, të paktën 16 persona kanë vdekur nga uria gjatë javëve të fundit, ndërsa…

16 minutes ago