Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij turk, Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, si dhe me pesë oficerë kosovarë që kanë përfunduar studimet ushtarake në Turqi.
None found
Gjatë takimit, Maqedonci nënvizoi se bashkëpunimi në mbrojtje dhe në fushën e edukimit ushtarak po ndikon në konsolidimin e marrëdhënieve Kosovë-Turqi, ndërsa njëkohësisht po ndihmon në përgatitjen profesionale të kuadrove të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ai përgëzoi nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli, të cilët përfunduan me sukses programin pesëvjeçar të shkollimit.
Ky program, sipas ministrit, përbëhej nga një vit përgatitje në gjuhën turke dhe katër vite të dedikuara studimeve ushtarake.
“Pata kënaqësinë të takoj kadetët nga Kosova që përfunduan me sukses shkollimin e tyre në këtë akademi prestigjioze”, ka shkruar Maqedonci.
Ministri bëri të ditur se, përveç forcimit të kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes e konsideron prioritet arsimimin, edukimin dhe avancimin profesional të personelit.
“Investimi në kuadro të mirëfillta ushtarake është investim në të ardhmen e FSK-së dhe në ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere”, ka deklaruar ai.
Maqedonci theksoi se përfundimi i shkollimit të oficerëve kosovarë në akademitë ushtarake të vendeve partnere shërben edhe për afrimin dhe rritjen e bashkëpunimit mes forcave të armatosura.
Ai falënderoi Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë në arsimimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së.
Në përmbyllje, ministri uroi oficerët e sapodiplomuar për sukses në angazhimet dhe përgjegjësitë që do të marrin në të ardhmen, në shërbim të FSK-së dhe Republikës së Kosovës.
Kompania teknologjike Galveo GmbH nga Köln, e themeluar dhe e drejtuar nga shqiptari bga Kosova, Clirim Uskana, ka sjellë në…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se miratimi në lexim të dytë i…
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka përjashtuar mundësinë e transferimeve të reja për afatin kalimtar të janarit, duke këmbëngulur…
Një student i Stomatologjisë, i pranishëm në protestën e të rinjve, ka përcjellë një mesazh të fortë ndaj klasës politike…
Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kryen inspektime të paplanifikuara në dyqane mishi në Strugë dhe Ohër, gjatë…
Armando Broja/ Burnley - WolvesNuk mund të shkonte më keq për Armando Brojën, në ndeshjen që Burnley humbi me Wolves,…