Categories: kosovë

Përtej një deklarate të thjeshtë – Analistët deshifrojnë mesazhin pas shpërthimit skandaloz të ministres serbe

Një intervistë e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, ka ndezur një stuhi reagimesh për shkak të një deklarate tronditëse.

Të lidhura

None found

Ajo u shpreh se “për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”.

Kjo retorikë është dënuar ashpër si nga figura politike në Kosovë, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian. Anitta Hipper, zëdhënësja e Komisionit Evropian, theksoi se ndonëse BE-ja nuk i komenton deklaratat individuale, është e qartë se në Evropë nuk ka hapësirë për gjuhë që justifikon ose nxit spastrimin etnik.

Ajo nënvizoi se pohime të tilla përplasen drejtpërdrejt me vlerat themelore të dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe fqinjësisë së mirë, mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian.

Eksperti i sigurisë, Gurakuç Kuçi, në një prononcim për “Bota sot”, vlerësoi se pohimet e fundit të Vojislav Sheshelit dhe ministres Paunoviq janë dëshmi se mentaliteti politik që gjeneroi krimet e luftës në vitet ’90 mbetet ende i gjallë në Serbi. Sipas tij, këto deklarata relativizojnë krimet e luftës dhe spastrimin etnik, duke nxjerrë në pah atë që ai e quan “fytyra e vërtetë e regjimit të Vuçiqit”.

Kuçi analizoi më tej: “Brenda pak ditësh, dy deklarata nga Serbia na treguan se sa pak ka ndryshuar mendësia politike që prodhoi krimet e viteve ’90. Fillimisht, Vojislav Shesheli foli për ekzekutimet në Srebrenicë sikur të ishin një operacion matematikor. Ai llogariste sa njerëz mund të pushkatoheshin nga shtatë persona brenda disa orëve dhe më pas tha: ‘Ju që nuk keni pushkatuar kurrë askënd, nuk e dini se si është.’ Pak ditë më vonë, ministrja serbe Snezhana Paunoviq deklaroi se, po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte ‘spastruar etnikisht Kosovën’. Në të njëjtën intervistë, UÇK-në e cilësoi si ‘guerilë të trajnuar kasapësh’, ndërsa hyrjen e NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë e quajti ‘okupim’.”

Ai shtoi se këto deklarata janë sensacioni i fytyrës së vërtetë të regjimit të Vuçiqit, të cilën e shpreh përmes gojës së të tjerëve. Sipas Kuçit, Shesheli e racionalizon mënyrën se si u kryen ekzekutimet, ndërsa Paunoviq racionalizon atë që, sipas saj, shteti serb duhej të kishte bërë me shqiptarët. I pari e minimizon krimin përmes llogaritjeve teknike, kurse e dyta e paraqet spastrimin etnik si një alternativë strategjike që Millosheviqi nuk e çoi deri në fund. Në të dyja rastet, theksoi ai, viktima zhduket si qenie njerëzore dhe në vend të saj mbesin numra, kapacitete pushkatimi dhe etiketime si “terroristë” apo “kasapë”.

Kuçi vijoi duke thënë se bëhet fjalë për të njëjtën ideologji që mohon gjenocidin në Srebrenicë, minimizon masakrën e Reçakut dhe justifikon spastrimin etnik. Ajo që është veçanërisht shqetësuese, vuri në dukje ai, është se këto deklarata nuk vijnë më ekskluzivisht nga elementë radikalë, por shqiptohen nga përfaqësues të vetë institucioneve shtetërore serbe.

Ai argumentoi se rreziku i vërtetë qëndron pikërisht në faktin se një gjuhë e tillë dikur promovohej nga strukturat radikale, ndërsa sot ajo artikulohet brenda institucioneve. Kur ekzekutimet racionalizohen dhe spastrimi etnik justifikohet, nuk kemi të bëjmë thjesht me një mohim të së shkuarës, por me ruajtjen e një klime morale dhe politike që mund të lejojë përsëritjen e saj.

Ndërkohë, një tjetër ekspert i sigurisë, Arben Dashevci, e cilësoi deklaratën e ministres Paunoviq si të papranueshme dhe si një pasqyrim të qartë të vazhdimësisë së qasjes së Beogradit ndaj Kosovës. Për “Bota sot”, ai u shpreh se një deklaratë e tillë nxit urrejtje dhe lartëson politikat e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duke provuar se mendësia e viteve ’90 vijon të jetë prezente në Serbi.

Dashevci deklaroi se ministrja ka një qasje krejtësisht negative dhe absolutisht të papranueshme, duke mohuar ekzistencën e shtetit dhe shtetasve të Kosovës. Ai theksoi se mesazhi që dërgon Beogradi me deklarata që lavdërojnë politikat e viteve ’90 tregon mendësinë e tyre të vjetër kundrejt Kosovës dhe se kjo është nxitje e urrejtjes dhe glorifikim i politikave të Millosheviqit, i njohur si kasapi i Ballkanit.

Në përfundim, Dashevci paralajmëroi se rikthimi i narrativave të luftës dhe spastrimit etnik krijon pasiguri dhe është i papranueshëm për një shtet që aspiron anëtarësimin në BE. Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe diplomacisë së Kosovës të reagojnë ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke shtuar se është e papranueshme që në vitin 2026 dikush që synon të anëtarësohet në BE të mbajë një qëndrim të tillë.

të fundit

Rodri, 90 minuta larg një triumfi që e fut në rrethin më të ngushtë të legjendave të futbollit

Mesfushori spanjoll, Rodri ka fituar tashmë Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa triumfi në finalen e Kupës së…

4 minutes ago

Krerët Zemaj e Dushi depozitojnë firmat, kërkohet Kuvend i Jashtëzakonshëm për shkarkimin e Abdixhikut

Armend Zemaj dhe Florian Dushi kanë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të LDK-së për shkarkimin e Lumir Abdixhikut. Zemaj…

7 minutes ago

Thaçi flet pas dëshmisë për shpronësimet në Shipitullë: Akuzë e kurdisur nga kundërshtarët politikë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka thënë se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokuroria Speciale lidhur…

8 minutes ago

Estupinan afër Premier League, Milani planifikon të arkëtojë mbi 150 milionë euro nga shitjet

Milani po përgatitet për një verë me shumë largime, pasi drejtuesit e klubit synojnë të arkëtojnë rreth 150 milionë euro…

10 minutes ago

Mickoski paralajmëron ulje të re të akcizave për karburantet nga java e ardhshme

Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj politikave për çmimet e derivateve të naftës, me qëllim përmirësimin e standardit të qytetarëve, deklaroi…

18 minutes ago

Vertical Explorations and Urban Journeys, Shiey Reveals a Different Skopje

YouTuber-i i njohur Shiey e paraqet Shkupin nga një perspektivë e ndryshme — përmes eksplorimit urban, ngjitjes në ndërtesa dhe…

29 minutes ago