Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka përcjellë urimet e tij Justina Shiroka-Pulës pas zgjedhjes së saj në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
None found
Rama e përshkroi Shiroka-Pulën si një mike të çmuar dhe figurë me përvojë e njohuri, duke i dëshiruar mbarësi në ushtrimin e përgjegjësisë së re shtetërore. Në mesazhin e tij, ai nënvizoi rëndësinë e unitetit, guximit dhe bashkëpunimit mes institucioneve, transmeton “Bota sot”.
Ai shprehu bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit dhe të besimit te e ardhmja e Kosovës.
Përparim Rama deklaroi gjithashtu se, në cilësinë e Kryetarit të Prishtinës, do të jetë i gatshëm të punojë së bashku me Presidenten për një Kosovë më të fortë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar.
“Urime znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! 🇽🇰 Si mike e çmuar dhe personalitet me dije e përvojë, ju uroj suksese në këtë përgjegjësi të lartë shtetërore. Kosova ka nevojë për unitet, guxim dhe institucione që japin rezultate. Uroj që mandati juaj të forcojë bashkëpunimin dhe besimin në të ardhmen e vendit. Si Kryetar i Prishtinës, e keni përkushtimin tim për të punuar së bashku për një Kosovë më të fortë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar. Ju priftë e mbara, Presidente!”, thuhet në urimin e tij.
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar një…
Ilir Daja, ndeshja Tirana - Dinamo dhe Enea JorgjiNë derbin e luajtur dje mes Tiranës dhe Dinamos në stadiumin “Niko…
Manchester City mund të përballet me një zbritje masive pikësh, pasi komisioni i pavarur e shpalli fajtor për shkeljen e…
Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë biznesmenë të njohur…
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e bojkotit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për…
Zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, do të zhvillohen më 9 maj 2027. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar…