Categories: kosovë

Përparim Rama intervistohet për “Arkitektin e Kryeqytetit”: Kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u intervistua nga Prokuroria Speciale si i pandehur në hetimet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”. Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Pas intervistimit, Rama deklaroi se është përgjegjësi e Prokurorisë të verifikojë nëse në projekt ka pasur shkelje të ligjit.

Të lidhura

None found

“Për këtë çështje, ashtu si edhe për të tjera, kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë. Prandaj jam paraqitur, ndonëse disa, si kryeministri, nuk shkojnë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, sepse kështu funksionon një shtet demokratik. Detyra ime është ta zhvilloj kryeqytetin, ndërsa Prokuroria duhet të sigurohet se gjithçka kryhet në pajtim me legjislacionin”, u shpreh Rama pas daljes nga Prokuroria Speciale.

Edhe Prokuroria Speciale konfirmoi se Rama është intervistuar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Prokuroria Speciale ju njofton se personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të veprimeve hetimore që po zhvillohen në rastin penal ‘Arkitekti i Kryeqytetit’, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Prokuroria Speciale po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, njoftoi zëdhënësja e institucionit, Arbnora Luta.

Rasti lidhet me kontratën prej 12 milionë eurosh për “Shërbimin e arkitektit të kryeqytetit”.

Më herët gjatë ditës, Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, publikoi një dokument. Këtë e bëri pasi Rama u paraqit në Prokurorinë Speciale si i dyshuar për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

“Për shërbimet e Zyrës së Arkitektit të Kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka paguar gjithsej 1 milion e 48 mijë euro vetëm për tetorin dhe nëntorin e vitit 2023.

Sipas përshkrimit në faturë, shërbimi me vlerë mbi 1 milion euro ishte KONSULENCË!!

Ndërkaq, vlera e përgjithshme e kontratës për projektin është 12 milionë euro.

Tre vjet më pas, Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për t’u intervistuar si i dyshuar pikërisht për këtë projekt, të cilin Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka denoncuar që nga dita e parë”, shkroi Sveçla në Facebook.

të fundit

Rama njofton masat e reja për fëmijët: Diskutim për kufizimin e rrjeteve sociale dhe përgjegjësinë e familjeve

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po përgatit një paketë masash për mbrojtjen dhe edukimin e të miturve, në…

3 minutes ago

Binance suffers cyberattack, with $6.3 billion reportedly stolen

6.3 miliardë dollarë i janë grabitur gjigandit të kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. [...] Read More... The post Binance…

4 minutes ago

The Balluku case: SPAK sends 31 people and entities to trial over 11 tenders with suspected violations (NAMES)

SPAK ka zgjeruar hetimet për dosjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku në fokus janë 11 procedura tenderimi për…

4 minutes ago

Buxhuku paralajmëron për rrezik kolapsi: Ekonomia mbështetet te paratë e zeza, ndërsa koston e taksave do ta paguajnë qytetarët

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka paralajmëruar rreziqe serioze për ekonominë shqiptare, duke kritikuar paketën e re fiskale dhe mungesën…

5 minutes ago

US Embassy urges people to avoid protests: Road closures and restrictions on public services expected

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me protestat e vazhdueshme në vend,…

5 minutes ago

Demo: 269 minors were taken into custody during violent protests

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo  ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me drejtorin e Përgjithshëm…

5 minutes ago