Categories: kosovë

Përparim Rama intervistohet nën dyshimin për keqpërdorim, Sveçla përmend edhe raste të tjera

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u intervistua të premten nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës si i pandehur, në kuadër të hetimeve për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”. Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Reagim për intervistimin dha edhe Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Në një deklaratë për “Bota sot”, ai tha se e mirëpresin veprimin e Prokurorisë Speciale dhe se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë.

Të lidhura

None found

“E mirëpresim intervistimin e kryetarit të Prishtinës, z. Përparim Rama, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Llogaridhënia dhe përgjegjësia ligjore janë parime themelore të një shoqërie demokratike, ku sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë, pa përjashtim”, deklaroi Sveçla.

Sipas tij, Vetëvendosje e kundërshtoi projektin “Arkitekti i Kryeqytetit” që në paraqitjen e tij, pasi pretendon se ai krijonte mundësi të mëdha për korrupsion dhe keqpërdorim të parave publike.

“Që nga prezantimi i projektit ‘Arkitekti i Kryeqytetit’, kemi qenë kundër, sepse ishte e qartë se paraqiste potencial të madh për korrupsion dhe abuzim me buxhetin e qytetarëve të Prishtinës. E kundërshtuam në Kuvendin Komunal, ngritëm shqetësimin në media dhe dorëzuam kallëzime penale te institucionet kompetente”, u shpreh ai.

Sveçla kritikoi gjithashtu qeverisjen e Ramës, duke përmendur shkeljet ligjore, mungesën e transparencës, nepotizmin dhe klientelizmin. Ai tha se për Vetëvendosjen, përfshirja e Prokurorisë Speciale në çështjet e qeverisjes lokale ishte një përfundim i pritshëm.

“Për shkak të mënyrës së qeverisjes së zotit Rama dhe subjekteve që e mbështesin, shkeljeve të përsëritura të ligjit, mungesës së transparencës, nepotizmit dhe klientelizmit të shfaqur, trajtimi i qeverisjes lokale nga Prokuroria Speciale ishte një epilog i pritur dhe i pashmangshëm për ne”, tha Sveçla.

Ai pretendoi se projekti është vetëm një nga rastet për të cilat Rama mund të përballet me përgjegjësi penale, duke përmendur edhe “Skandalin e Legalizimeve” dhe kontratën për ndriçimin Smart.

“Jemi të bindur se ‘Arkitekti i Kryeqytetit’ është vetëm njëri nga rastet për të cilat Përparim Rama do të përgjigjet penalisht. Skandali i Legalizimeve, kontrata për ndriçimin Smart dhe shumë raste të tjera nuk mbeten prapa ‘Arkitektit të Kryeqytetit’ për nga abuzimi me buxhetin publik”, deklaroi ai.

Sveçla përfundoi duke thënë se, nëse drejtësia synon të zbardhë keqpërdorimet e pesë viteve të fundit në Komunën e Prishtinës, kjo mund të shënojë fundin politik të Ramës dhe jo vetëm të tij.

“Nëse drejtësia është e drejtë dhe synon vërtet të zbardhë keqpërdorimet që kanë ndodhur në Komunën e Prishtinës gjatë pesë viteve të fundit, atëherë ky padyshim do të jetë fundi politik i Përparim Ramës, por jo vetëm i tij”, përfundoi Sveçla.

të fundit

Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë do të jetë e hapur nesër për zgjedhjet në Bërvenicë

Avokati i Popullit do të jetë aktiv të dielën prej orës 07:00 deri në ora 19:00, periudhë kur edhe do…

29 seconds ago

Kurti kërkon korrigjimin e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së dhe përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar mënyrën se si institucionet kanë trajtuar…

3 minutes ago

U arrestua nga policia pasi foli në media, i riu rrëfen dhunën policore: Efektivi më tha “dil në protestë po ta mbajti”! Më rrahën dhe shanë (VIDEO)

Protestuesi i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit, pasi kishte dhënë një intervistë për mediat…

6 minutes ago

Prishtina triumfon 1-0 në derbin si mysafire ndaj Llapit

Prishtina ka marrë një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Llapi në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të…

9 minutes ago

Drita mposht Vushtrrinë 3-1 dhe regjistron fitoren e katërt radhazi

Drita ka fituar në shtëpi ndaj Vushtrrisë me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi…

15 minutes ago

VIDEO/ Dy të rinj në protestë shfaqen me maskat e Ramës dhe të Ballukut, ironizojnë kryeministrin me thirrjet për dialog

Në protestë ka pasur edhe momente tensioni, pasi studentët nuk kanë pranuar deputetë të PD që t’i bashkohen revoltës së…

22 minutes ago