Ndërrohet emri i shkollës në Bujanoc, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare” Kuvendi komunal në Bujanoc ka votuar pro ndryshimit të emrit të shkollës fillore së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviç” në emrin e shkrimtarit “Ismail Kadare”.
Kjo u njoftua nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzat Lutfiu. Ai i falënderoi të gjithë këshilltarët, tw cilwt votuan pro këtij ndryshim, edhe pse fjalën e fundit tani e ka Ministria e Arsimit.
None found
Njoftimi i plotë:
“Kuvendi komunal në Bujanoc votoi pro ndryshimit të emrit të shkollës së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare”. I falënderoj të gjithë këshilltarët që votuan për këtë ndryshim. Tani fjalën e fundit e ka Ministria e Arsimit. I bëj thirrje ministres që iniciativën për ndryshimin e emrit ta gjykoj drejt, duke pasur parasysh se propozimi i ri që shkolla të ketë emrin “Ismail Kadare” është një nder edhe privilegj jo vetëm për shkollën dhe lokalitetin, pasi kemi të bëjmë me një shkrimtar të përmasave ndërkombëtare”, ka shkruar Lutfiu.
Fshati Bilaç është fshati i dytë më i madh shqiptar në Komunën e Bujanocit i banuar me shqiptarë.
Kadastra shqiptare duket se po hyn në një nga fazat më të errëta të hetimit nga drejtësia. Sipas burimeve, SPAK…
Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat do ju ecin me se…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka krahasuar veten e tij me Vladimir Lenin. Gjatë një konference për shtyp pas Samiti të…
Arsenali ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Bruno Guimaraes, pasi mesfushori brazilian i ka bërë të ditur Newcastle. se dëshiron…
Aktori Ervis Pupa ka ironizuar vendimin e qeverisë për financimin e koncertit të Kanye West, përmes një postimi në rrjetet…
Fabian Ruiz ka vendosur ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me Paris Saint-Germain, duke nënshkruar një kontratë të re…