Më 3 tetor 2026, në orën 17:11, kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, zhvilloi takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
None found
Në bisedën Kurti-Hamza pritet të jenë trajtuar çështja e zgjedhjes së presidentit dhe Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Takimi u zhvillua pasi Kurti kishte zhvilluar më herët një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Biseda mes Kurtit dhe Hamzës u mbajt të shtunën pasdite, një ditë pasi Qeveria e Kosovës kishte vlerësuar, në orët e vona të mbrëmjes, se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Më herët, në orën 16:52, Abdixhiku ishte larguar nga takimi me kryeministrin Albin Kurti pa dhënë deklaratë për mediat.
Kryetari i LDK-së nuk sqaroi nëse gjatë takimit ishte arritur ndonjë pajtim lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës apo me Ligjin për Specialen. Edhe Kurti nuk bëri prononcim pas takimit.
Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 6 gushti.
Takimi Kurti-Abdixhiku kishte përfunduar në orën 16:42. Pas daljes nga takimi, lideri i LDK-së nuk komentoi nëse ishte arritur marrëveshje apo dakordim për zgjedhjen e presidentit.
Kjo bisedë u zhvillua një ditë pas takimit të Kurtit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, nga i cili gjithashtu nuk doli ndonjë marrëveshje konkrete.
Kontakti mes liderëve politikë po zhvillohet pak ditë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Kuvendi ka kohë deri më 6 tetor për të zgjedhur presidentin e ri. Në rast se procesi nuk përmbyllet brenda afatit kushtetues, Kosova shkon në zgjedhje të reja.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut kishte nisur në orën 16:41 në Kuvendin e Kosovës. Në qendër të diskutimeve ishin zgjedhja e presidentit dhe Ligji për Specialen.
Zhvillimet politike të ditëve në vijim pritet të përcaktojnë hapat e mëtejshëm për përfundimin e këtij procesi.
Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…