Procesi katërjavor i gërmimeve vlerësuese dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore në tri lokacione të konfirmuara si varre masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut ka përfunduar.
None found
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur bëri të ditur se në lokacionin e tretë janë konstatuar mbetje mortore të gjashtë individëve. Në total, nga të tri hapësirat e shqyrtuara janë konfirmuar mbetje të 23 personave, të dyshuar si viktima të zhdukjes me forcë.
Gjatë punës në terren u kryen gërmime vlerësuese, zhvarrosje, dokumentim mjekoligjor dhe vlerësim i plotë i zonave që paraqisnin interes për hetimin.
Në operacion u angazhuan ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, Sektori i Policisë për Persona të Zhdukur në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, si dhe njësi të tjera të Policisë dhe sigurisë. Pjesë e procesit ishin edhe ekipet mjekoligjore të EULEX-it pranë Institutit për Mjekësi Ligjore.
Gërmimet u zhvilluan me mbështetjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Qeverisë së Kosovës, në bazë të urdhrit të gjykatës kompetente. Urdhri ishte nxjerrë pas kërkesës së prokurores së rastit në Departamentin për Krime Lufte të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur deklaroi se angazhimi në terren zgjati rreth katër javë, nga fundi i muajit deri më 21.08.2026, dhe se hapësirat tashmë janë evidentuar brenda lokacioneve të konfirmuara si varre masive.
Sipas Garës, procesi i vlerësimit të lokacioneve dhe zhvarrosjes së të gjitha mbetjeve mortore ka përfunduar, ndërsa materialet janë dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për ekzaminime të mëtejshme ligjore dhe analiza të ADN-së.
Ai sqaroi se identifikimi përmes ADN-së mund të zgjasë më shumë, ndërsa familjarët do të njoftohen sapo institucionet të pranojnë rezultatet e analizave. Gara theksoi se çdo veprim që është në kompetencën e institucioneve të Kosovës do të trajtohet me prioritet dhe profesionalizëm dhe se informimi i familjeve do të jetë një nga hapat e menjëhershëm pas marrjes së raportit të ADN-së.
Pas mbylljes së punës në terren, procedurat do të vijojnë me ekzaminimet mjekoligjore dhe identifikimin gjenetik, me synim përcaktimin e identitetit të viktimave dhe ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm, përfshirë njoftimin zyrtar të familjeve.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur falënderoi ekipet dhe institucionet e përfshira, si dhe familjet e personave të zhdukur e Shoqatën e Familjeve “Zëri i Prindërve” për bashkëpunimin gjatë gjithë procesit.
Gjithsej 252 studentë janë refuzuar deri tani në konkursin për akomodim në konviktet studentore, pasi nuk kanë përmbushur kriteret e…
Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitet tjera të specializuara policore, me urdhër të Prokurorisë Speciale…
Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, e fituar 2:0 nga ekipi ynë kombëtar, kishte edhe shumë mesazhe pikante. Në “Air…
Shtetasi i Kosovës Ardit Kutleshi, 28-vjeç, është deklaruar fajtor në Shtetet e Bashkuara për përfshirjen në krijimin dhe operimin e…
Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me komunikatë për gjendjen e mbrojtësit Albian Hajdari, duke konfirmuar se ai nuk…
Dy pandat gjigante, Ping Ping dhe Fu Shuang, janë nisur nga Chengdu i Kinës drejt shtëpisë së tyre të re…