kosovë

Përfundimi i procesit të votimit në Kosovë, vjen reagimi i parë nga Albin Kurti dhe ish-kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht drejtues i partisë Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet lokale në vend.

Kurti shkruan se tashmë votat u janë besuar komisioneverëve dhe vëzhguesëve, për t’i ruajtur vullnetin e plotë të shprehur nga qytetarët.

Të lidhura

None found

“Tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, shkruan Kurti.

Ndërkohë një reagim ka ardhur dhe nga ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj shprehet e bindur për fitoren ndërsa tregon se pas disa ditësh do t’ia nisin punës.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat.

Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës.

E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar.

Urime AAK!” shkroi Haradinaj.

të fundit

Shorti i “Euro 2028”, Kosova dhe Irlanda duelojnë për vendin në vazon e dytë

Tashmë dihet dhe është përcaktuar vendosja e pothuajse të gjitha kombëtareve për shortin për kualifikimet e Evropianit 2028. Në fakt,…

3 minutes ago

Rey Manaj vetëm tri gola larg barazimit të rekordit të Erjon Bogdanit

Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj, po kalon një periudhë fantastike, duke shënuar në dy ndeshjet e fundit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë,…

4 minutes ago

Galatasaray interesohet për transferimin e Sadio Manes

Galatasaray po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit anësor të Al-Nassr, Sadio Mane, gjatë afatit kalimtar të janarit, në një…

4 minutes ago

Para Kuvendit vendoset mesazhi simbolik për Arlinda Zekajn: “Dështuam ta mbrojmë jetën e saj

Një aksion simbolik është zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur një fotografi me letrën e Arlinda Zekajt, e…

5 minutes ago

I dënuar për trafik të këndëve narkotike në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh në Shqipëri, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut! Kompani, automjete dhe prona

Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Ilir Shehu alias Ilir…

6 minutes ago

Zhegrova pritet të rikthehet për duelin me Venezian

Edon Zhegrova pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që Juventusi e luan këtë vikend në kuadër të kampionatit italian.…

17 minutes ago