Categories: kosovë

PE kërkon zgjidhje të shpejtë për provimet e jurisprudencës në shqip në RMV, studentët paralajmërojnë se do ta ndjekin çështjen deri në fund

Parlamenti Europian ka miratuar së fundi një amendament që kërkon që gjuha shqipe të përdoret në provimet shtetërore të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut, duke e trajtuar këtë si pjesë të obligimeve për zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Në tekstin e miratuar, institucioneve të Maqedonisë së Veriut u kërkohet të veprojnë pa vonesë për garantimin e të drejtave gjuhësore, ndërsa njëkohësisht theksohet se reagimi i studentëve nuk duhet të interpretohet në mënyrë të gabuar.

Të lidhura

None found

Parlamenti Europian u bën thirrje autoriteteve të RMV-së që kjo çështje të marrë zgjidhje sa më të shpejtë, duke nënvizuar se protestat e studentëve nuk duhet të paraqiten si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues.

“I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”, thuhet në amendament.

Miratimi i këtij amendamenti nga Parlamenti Europian për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut është vlerësuar si një zhvillim i rëndësishëm dhe si rezultat i presionit qytetar, veçanërisht i protestave të studentëve.

Bexheti kritikon qeverinë

Profesori Nexhat Bexheti, në një prononcim për “Bota sot”, e ka cilësuar pozitivisht vendimin e Parlamentit Europian për miratimin e amendamentit që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurispondencës në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një zhvillim të rëndësishëm, i ardhur si pasojë e presionit qytetar, sidomos nga studentët që kanë protestuar për këtë çështje.

“Miratimi i amandamentit për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurispondencës në Maqedoninë e Veriut, nga Parlamentu Europian është lajm për t’u përshëndetur, njëkohësisht edhe lajm inkurajues për kërkesën e studentëve të cilën e kërkuan edhe me protesta paqësore, që u tregua e arsyeshme kërkesa e studentëve.

Qeveria e RMV-së nuk e kuptoi seriozishtë kërkesën e studentëve duke u mbështetur në përvojat e kaluara kur qeveria i merte si shkel e shko kërkesat tjera që u parashtruan paraprakishtë, dhe asnjëra nuk u realizua, studentët me sa duket u frymëzuan ashtu që kjo kërkesë të mos bie në ujë si tjerat kërkesa të shqiptarëve. Studentët me siguri u pregaditën me seriozitetin e lartë pasi që edhe kërkesa është serioze dhe përmbajtsore. Premieri Mickoski aludoi duke menduar se partneri shqiptar i koalicionit do të ketë aftësi që t’a minimizojë kërkesën me premtime se gjoʻja për disa muaj do të zgjidhet problemi i sedimentuar për disa vite me radhë”, ka thënë ai.

Sipas Bexhetit, qeveria ka gabuar edhe në mënyrën se si i ka trajtuar protestat dhe sinjalet ndërkombëtare, pasi ato janë interpretuar si faktor destabilizues.

“Protestat u mbajtën dy herë, por nuk u ndëgjua nga qeveria, dhe ajo u mundua që t’a kualifikojë si shkaktare për destabilizimin e vendit, dhe se do të ndikojë negativisht për antarsimin e RMV-së në Bashkësinë Europiane. Qeveria paraprakisht ndodheshte në konflkt diplomatik me Bulgarinë,edhe vala e disa protestave e cenon stabilitetin e shtetit nga natyra ekonomike tashe edhe nga natyra etnike. Qeveria e RMV-së akoma nuk e kupton rëndësinë e raportit negativ nga Parlamenti Europian,ajo shtiret sikur është ndonjë superfuqi në rajon,nuk bindet me raporte dhe këshillime qëllim mira,politika antieuropiane e qeverisë së RMV-së, mundet të vijë në pikën kritike që Bashkimi Europian mundet të miratojë sanksione të lehta fillestare, që do të ndihet në uljen e standardit jetësor tek qytetarët aktualisht standard jetësor i tangon shtresat e qytetarëve”, ka vlerësuar ai.

Më tej, ai ka nënvizuar se protestat studentore nuk janë destabilizuese dhe se qeveria duhet të heqë dorë nga ky etiketim.

“Protestat e studentëve nuk janë destabilizuese, dhe qeveria duhet ta braktisë sintagmën “destabilizuese” për protestat. Parlamenti Evropian (PE) përafërsisht e vendos në një paralele qeverinë e RMV-së me atë të Vuçiqit, duke vlerësuar se ato janë në linja të ngjashme me politika antieuropiane, pasi nuk po i zbatojnë rregullat e anëtarësimit në BE”, ka shtuar ai.

Në përfundim, Bexheti ka deklaruar se kërkesat e studentëve janë legjitime dhe se ato tashmë gëzojnë edhe mbështetje nga institucionet evropiane.

“Kërkesat e studentëve janë në avantazh sepse edhe Parlamenti Europian i kualifikoi të arsyeshme, tani qeveria sa më shpejtë duhet t’a zgjidhë me ligj dhënjen e provimit shtetëror të jurispondencës në gjuhën shqipe. Na gëzon fakti se studentët ishin këmbëngulës dhe vigjilentë, u ankuan deri te autoritetet europiane, dhe e drejtuan një padrejtësi të kahmotçme”, ka përfunduar Bexheti për “Bota sot”.

“Do të ndjekim çdo hap deri në zbatimin e të drejtës për provimin e jurisprudencës në shqip”

Njëri nga organizatorët e protestave të studentëve shqiptarë, Suhejb Memedi nga Lëvizja Studentore dhe avokat i studentëve në Universitetin “Nëna Terezë”, ka deklaruar për “Bota sot” se monitorimi i çështjes së provimit të jurisprudencës do të vijojë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.

Ai ka theksuar se bëhet fjalë për një të drejtë të garantuar, e cila ende nuk po gjen zbatim në praktikë.

“Ne jemi duke e vëzhguar çdo hap sa i përket çështjes së provimit të jurisprudencës. Kjo është një e drejtë që na garantohet, por që ende nuk po zbatohet. Parlamenti Evropian e shpjegoi qartë dje se të gjitha provimet shtetërore duhet të mbahen edhe në gjuhën shqipe, në mënyrë që të mos shkelet Marrëveshja e Ohrit. Kjo nënkupton edhe një herë se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është i qartë”, ka thënë ai.

Memedi ka shtuar gjithashtu se mbështetja e ardhur nga institucionet evropiane përbën një moment të rëndësishëm në këtë proces, teksa ka kritikuar edhe qasjen e pushtetit.

“Parlamenti Evropian na mbështeti dhe hodhi poshtë deklaratat e partive në pushtet. Nuk duhet të bëhet asnjë harmonizim i ligjit, nuk duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe as të ketë zgjidhje gjysmake. Kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit dhe mundësinë që provimi të jepet në gjuhën shqipe”, ka cekur ai.

Në fund, ai ka nënvizuar se forca e kësaj lëvizjeje qëndron te uniteti dhe këmbëngulja e studentëve.

“Fitoren do ta shohim vetëm atëherë kur të drejtat që na takojnë të zbatohen si në teori, ashtu edhe në praktikë. Fitorja jonë më e madhe është se u bëmë bashkë, qëndruam stoikë dhe do të shkojmë deri në fund. Një shpresë për të mos u dorëzuar u hap dje nga Parlamenti Evropian”, ka përfunduar Memedi për “Bota sot”.

të fundit

Real Madridi mendon ofertë rekord për Michael Olise, me dy emra të mëdhenj të përfshirë në bisedimet me Bayernin

Real Madridi po përgatit një operacion ambicioz për transferimin e Michael Olise, një marrëveshje që mund të përfshijë edhe largimin…

10 minutes ago

VLEN kërkon llogari nga Taravari dhe shpreh mbështetje për banorët e Debreshit

VLEN reagoi lidhur me problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Debresh, duke e cilësuar situatën si skandaloze…

12 minutes ago

Zion Suzuki, portieri “hafu” i Japonisë që u përball me paragjykime për shkak të pamjes së tij

Portieri i kombëtares së Japonisë, Zion Suzuki, është një nga figurat më të veçanta të futbollit japonez. 23-vjeçari, i cili…

22 minutes ago

Merz kundër projektbuxhetit të BE-së, kancelari gjerman e quan të papërballueshëm planin 1.6 trilionë euro

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dalë kundër propozimit aktual për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Europian për periudhën 2028–2034, duke e…

22 minutes ago

Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Netanyahu-n në sondazhe pas humbjeve familjare në Gaza

Gadi Eisenkot, me origjinë marokene, ka përjetuar humbje të rënda familjare në Gaza, ku ka humbur një djalë dhe një…

22 minutes ago

Pjeshkët kalben në pemë në Cërrik, çmimet bien deri në 40 lekë, fermerët mbeten pa treg për prodhimin

Produkti i pjeshkës dhe i nektarinës është në kulmin e vetë të pjekurisë dhe të sasisë, por jo të çmimit.…

30 minutes ago