Categories: kosovë

PDK sqaron raportimet për dorëheqjen e Bedri Hamzës: Ende nuk ka vendim zyrtar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas raportimeve se Bedri Hamza është larguar nga posti i kryetarit, duke theksuar se deri tani nuk është marrë asnjë vendim zyrtar për këtë çështje.

Të lidhura

None found

Zyra për Informim e PDK-së ka sqaruar se Hamza e ka bërë të ditur publikisht se do të largohet nga drejtimi i partisë vetëm pasi të nisë procesi i zgjedhjeve të brendshme, transmeton “Bota sot”.

“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PDK-së për median.

Partia ka bërë të ditur se aktualisht është e fokusuar në përmbylljen e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit.

“Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, thuhet më tej në përgjigje.

Ndërkohë, disa media kanë raportuar se Bedri Hamza tashmë e ka informuar kryesinë e PDK-së për vendimin e tij për dorëheqje, ndërsa zyrtarizimi i saj mund të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Sipas këtyre raportimeve, drejtimin e përkohshëm të partisë pritet ta marrë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Bashkë me kryesinë, ajo pritet të drejtojë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme dhe Kuvendin zgjedhor të PDK-së, i cili, sipas raportimeve, mund të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Megjithatë, PDK-ja ende nuk i ka konfirmuar zyrtarisht këto zhvillime.

të fundit

KShH kërkon hetim të plotë për dhunën ndaj të miturve gjatë protestave në Tiranë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka shprehur shqetësim serioz për dhunën policore ndaj protestuesve në Tiranë, veçanërisht ndaj të miturve,…

19 seconds ago

Lea Ypi mbështet studentët dhe dënon dhunën: Shqipërisë i duhet demokraci sociale, jo thjesht rotacion pushteti

Shkrimtarja e njohur shqiptare Lea Ypi ka reaguar për protestën masive të studentëve në Tiranë, që ka hyrë në ditën…

29 seconds ago

KSHZ nxjerr rezultatet e para nga 4 prej 24 vendvotimeve në Bërvenicë, kandidati i OBRM-PDUKM-së në avantazh të qartë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet e parakohshme lokale të mbajtura në…

11 minutes ago

Vijon protesta në Tiranë pas përplasjeve me policinë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Nuk ndalet revolta e qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë. Protestuesit janë duke marshuar në rrgët e kryeqytetit. Rinia po thërret në…

11 minutes ago

Armët ilegale mbeten kërcënim për sigurinë në Kosovë

Armët vazhdojnë të jenë shqetësim për sigurinë në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2025, Policia konfiskoi rreth 2 mijë armë dhe…

12 minutes ago

“Të mos heshtim”, Inva Mula thirrje për reagim: Zëri duhet ngritur sot

Sopranoja e njohur Inva Mula ka reaguar në lidhje me protestën masive në Tiranë. Inva Mula shprehet se duhet që…

17 minutes ago