Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i dërgoi një ditë më parë një kërkesë zyrtare kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, duke i kërkuar që më 12 gusht 2026 të caktojë vazhdimin e seancës konstituive.
None found
PDK-ja vlerëson se mosarritja e konstituimit të Kuvendit brenda afatit të vendosur ka shkaktuar një gjendje të rëndë kushtetuese. Sipas saj, kalimi i këtij afati nuk e anulon përgjegjësinë për përmbylljen e konstituimit të institucionit.
Partia thekson se detyrimi për ta çuar deri në fund procesin konstituiv vazhdon të mbetet në fuqi dhe duhet të realizohet pa asnjë zvarritje tjetër.
Në kërkesën e PDK-së thuhet se vazhdimi i seancës duhet të thirret menjëherë, në mënyrë që deputetëve të zgjedhur t’u krijohen kushtet për ushtrimin e mandatit që u është besuar nga qytetarët.
Grupi Parlamentar i PDK-së ka bërë të ditur se, pavarësisht nëse Avni Dehari e kryen ose jo detyrimin për thirrjen e seancës, më 12 gusht, në orën 11:00, do të jetë në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në atë orar përfundon edhe periudha e dytë 48-orëshe për vazhdimin e seancës, sipas rregullores.
PDK-ja u ka bërë thirrje edhe grupeve të tjera parlamentare, si dhe deputetëve të zgjedhur, që të mërkurën të paraqiten në sallën e Kuvendit. Sipas saj, prania do të dëshmonte gatishmërinë politike dhe vullnetin e tyre për të përmbushur besimin e marrë nga qytetarët.
Seanca konstituive kishte vazhduar të shtunën, por më pas ishte shtyrë me kërkesën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti. Kjo ndodhi pasi situata në sallë u përshkallëzua, kur deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard…
Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot projektbuxhetin për vitin 2027 prej 4,27 miliardë euro. Kryeministri Albin Kurti tha se projektbuxheti…
Flamurtari - KukësiKa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Flamurtari – Kukësi, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë…
Struga Trim Lum ka triumfuar në derbin e madh ndaj Vardarit, duke fituar me rezultat 0-1 në udhëtim, në kuadër…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e nëntë të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Projektbuxheti për…
Një 36-vjeçar nga Shkodra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, është…