Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë paraqitur sërish në sallën plenare të Kuvendit, ku kanë kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për shtyrjen e seancës konstituive, duke e konsideruar këtë veprim antikushtetues.
None found
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se shtyrja e seancës cenon afatet dhe detyrimet që rrjedhin nga rendi kushtetues, por edhe afatin e interpretuar më herët nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai theksoi se Kuvendi nuk mund të mbahet i bllokuar deri në momentin kur një parti të përfundojë kalkulimet e saj politike.
Hamza paralajmëroi se PDK-ja nuk do të lejojë që shkeljet kushtetuese të kthehen në normë dhe që vendimet e gjykatave të varen nga vullneti politik.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk do të pranojë që shkelja e Kushtetutës të bartet më tej apo të shndërrohet në praktikë. Po ashtu, nuk do të pranojmë që vendimet gjyqësore të trajtohen si çështje vullneti politik dhe që një kryeministër, kushdo qoftë ai, të përcaktojë se cili institucion duhet të funksionojë e cili jo. Demokracia nuk shkatërrohet brenda një dite, por gërryhet hap pas hapi. Sot nuk respektohet një afat, nesër nuk zbatohet një vendim, pasnesër shpërfillen gjykatat dhe më pas bllokohet një institucion. Në fund, qytetarëve u thuhet se gjithçka është normale. Kjo nuk është normale dhe ne nuk do ta pranojmë si të tillë”, deklaroi Hamza.
Sipas kryetarit të PDK-së, gjendja e krijuar nuk duhet të pranohet si e zakonshme. Ai tha se partia do të përdorë të gjitha mekanizmat demokratikë dhe institucionalë që ka në dispozicion.
Hamza shtoi se Kosova duhet të qeveriset mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjit, duke paralajmëruar një fazë të re veprimi për PDK-në.
“Për Partinë Demokratike të Kosovës qëndrimi është i prerë: Kosova do të qeveriset me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, nga sot nis një fazë e re, në të cilën PDK-ja nuk do të kufizohet vetëm te kërkesat për respektimin e ligjshmërisë. Ne do të veprojmë me pjekuri, përgjegjësi dhe me të gjitha mjetet demokratike e institucionale që na mundëson rendi kushtetues i Republikës së Kosovës”, u shpreh Hamza.
Edhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të Kushtetutës, duke i ndarë ato në tri aspekte.
Ramadani përmendi cenimin e frymës së Kushtetutës, moszbatimin e interpretimeve dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe mospërmbushjen e detyrimeve kombëtare, morale e shtetërore për t’i siguruar Kosovës funksionimin e institucioneve.
Ai e vlerësoi situatën politike si një goditje të rëndë ndaj demokracisë.
“Është e qartë se Dehari, si kryesues për shkak të moshës, gjatë kësaj kohe ka vepruar si pjesë e Vetëvendosjes, atributve. Ky person, pra Kurti, pa pyetur askënd, madje as Vetëvendosjen, ka vijuar me shkelje brutale të Kushtetutës dhe të rendit tonë kushtetues. Kaosi dhe jostabiliteti institucional janë ndër pasojat kryesore të këtij dështimi. Fatkeqësisht, deputetët e Vetëvendosjes, ose më saktë një pjesë e tyre, bazuar në atë që ka shfaqur Vetëvendosje, janë në shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe rendit kushtetues. Kjo përbën një goditje të madhe për demokracinë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me partitë e tjera opozitare dhe çdo qytetar që e do Kosovën e shtetin tonë, do të angazhohet për mbrojtjen e demokracisë, Kushtetutës dhe shtetit”, deklaroi Ramadani.
Ramadani e përshkroi situatën e krijuar si një “goditje në zemër të Kushtetutës”.
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, njoftoi më 5 shtator se vazhdimi i seancës është caktuar për 9 shtator, në orën 11:00.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë mbledhur sërish sot në sallën plenare të Kuvendit, ku drejtuan…
Tre leje për instalimin e ashensorëve dhe shtatë leje për sistemin kapot janë miratuar në kuadër të Programit të Fondit…
Një tjetër vatër zjarri është aktivuzar në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë Selenicë. Flakët vijojnë të përparojnë në terren,…
Një natë e frikshme për ish-paparacin italian Fabrizio Corona, i cili është përballur me një tentativë zhvatjeje dhe kërcënime ndaj…
Kryeministri Edi Rama, ka shprehur skepticizëm për mënyrën se si mund të vijojë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…
Karim Benzema nuk do t'i bashkohet Barcelonës pas largimit nga Al-Hilal, sipas gazetarit të transferimeve Fabrizio Romano.Ish-sulmuesi i Real Madridit…