Para objektit të Qeverisë, PDK-ja dhe Aleanca kanë zhvilluar një tjetër aksion, ku kanë kërkuar përfundimin e ngërçit institucional. Shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së në Ferizaj, Arian Imeri, ka deklaruar se mosfunksionalizimi i institucioneve qendrore po ndikon drejtpërdrejt në komunat dhe qytetarët.
None found
Imeri ka bërë thirrje që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje për krijimin e institucioneve, duke paralajmëruar se mungesa e tyre po shkakton pasiguri juridike në marrëdhëniet ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.
Ai ka thënë se mazhoranca politike duhet ta ndërpresë bllokadën, t’i themelojë institucionet dhe t’i kushtojë vëmendje problemeve konkrete të komunave dhe qytetarëve. Sipas Imerit, Kosova dhe rajoni nuk kanë kohë për të humbur, ndërsa qytetarët e kanë përmbushur detyrimin e tyre duke marrë pjesë në zgjedhje dhe duke bërë zgjedhjen e tyre. Për këtë arsye, ai ka kërkuar qeverisje të mirë e të përgjegjshme dhe jo vazhdim të bllokadave.
Kritika ndaj situatës është shprehur edhe nga kryetari i degës së Aleancës në Ferizaj, Alberton Sahiti. Ai ka vënë në dukje se Komuna e Ferizajt është ndër komunat që po përballen me pasoja për shkak të mungesës së funksionimit dhe përkrahjes nga institucionet qendrore.
Sahiti i ka kërkuar Albin Kurtit të mos vazhdojë, siç ka thënë ai, pengimin e funksionimit të institucioneve lokale.
Sipas tij, pushteti aktual nuk ka bllokuar vetëm institucionet e Kosovës, por edhe komunat. Sahiti ka theksuar se komunat në vend po përballen me probleme dhe sfida, ndërsa Ferizaj, sipas tij, është një prej komunave më të prekura nga mospërputhja, mosfunksionimi i mirëfilltë dhe mungesa e mbështetjes nga kjo qeveri. Ai i ka bërë thirrje Kurtit të reflektojë dhe të mos pengojë as institucionet qeveritare, as komunat.
Gjatë këtij aksioni, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe duke i kërkuar rikthimin në Kuvend.
Reçica e ka cilësuar gjendjen shqetësuese, veçanërisht për qytetarët dhe fëmijët, të cilët, sipas tij, kanë nevojë për institucione që funksionojnë.
Deputeti i PDK-së i ka bërë thirrje Kurtit, të cilin e ka quajtur edhe “vandal politik”, që t’i ndalë veprimet që ai i konsideron vandalizma dhe të kthehet në Kuvend. Reçica ka deklaruar se, nëse Kurti i ka 61 vota për ta zgjedhur qeverinë, PDK-ja dhe Aleanca do t’ia japin votat për kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit, në mënyrë që pushteti të nisë funksionimin.
Ai ka paralajmëruar se Kosova nuk mund të presë më, duke akuzuar Kurtin se përmes krijimit të krizave po menaxhon situata në dëm të vendit. Reçica ka thënë se kthimi në Kuvend është i nevojshëm, pasi vonesa mund të ketë pasoja për Kosovën dhe për të gjithë ata që po bëhen pengesë për zhvillimin e saj.
PDK-ja ka më shumë se dy javë që po organizon aksione para ndërtesës së Qeverisë. Përmes tyre, kjo parti po kundërshton vazhdimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit nga Albin Kurti dhe po kërkon funksionalizimin e institucioneve.
Në ditë të ndryshme, aksioneve u janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe përfaqësues lokalë të PDK-së nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në Gjoricë të Poshtme në Bulqizë, ku një vajzë 7-vjeçe u…
Seanca për Ergys Agasin, që sapo kishte nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për…
Një person ka humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron në rajonin Yaroslavl të…
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjoricën e Poshtme, në Bashkinë Bulqizë, ku një…
Venezuela po shqyrton mundësinë e largimit nga OPEC-u, në një zhvillim që mund të trondisë më tej kohezionin e kartelit…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Vladimir Putin nuk do të sulmojë një vend anëtar të NATO-s, ndërsa ka…