Categories: kosovë

PDK dhe Aleanca kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive, LDK-ja nuk paraqitet në sallë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës kanë zënë vend në sallën plenare të Kuvendit, duke i bërë thirrje Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive, që ta thërrasë pa vonesë mbledhjen. Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është vërejtur asnjë ligjvënës.

Të lidhura

None found

Përmes një komunikate drejtuar Deharit, PDK-ja ka insistuar që seanca të vijohet menjëherë dhe përfaqësuesve të popullit t’u jepet mundësia të marrin mandatet e tyre. Sipas këtij subjekti politik, dështimi për të formuar Kuvendin brenda periudhës ligjore ka sjellë një gjendje të rëndë kushtetuese, por kjo nuk e fshin përgjegjësinë për të çuar deri në fund procesin e konstituimit.

Në njoftimin e PDK-së theksohet se “detyrimi për përmbylljen e procedurës konstituive mbetet në fuqi dhe duhet të përmbushet pa zvarritje të mëtejshme”.

Besnik Tahiri, deputet i Aleancës, ka bërë të ditur se forca e tij politike do t’i bashkohet qëndrimit të paralajmëruar nga PDK-ja. Ai ripërsëriti apelin ndaj Deharit për të thirrur seancën dhe shprehu shqetësimin për mungesën e transparencës. “Siç e dini, PDK-ja ka thirrur seancë në orën 11:00 dhe Aleanca do të marrë pjesë. Tash është informata që mediat nuk po lejohen të marrin pjesë në seancë. Nuk e dimë se qysh e pse. Mirëpo mungesa e transparencës dhe qasja që e kemi nga LVV-ja është duke e çuar shtetin e Kosovës në humnerë”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërkohë, në sallë ishte e pranishme edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Gjatë fjalës së Vlora Çitakut, nënkryetares së PDK-së, pati një moment të shkurtër përplasjeje mes tyre, pasi Çitaku theksoi se hyrjet e Kuvendit ishin të bllokuara për deputetët.

Në fjalimin e saj para të pranishmëve, përfshirë disa pjesëtarë të diasporës, Çitaku kërkoi që procesi i konstituimit të ecë para dhe përfaqësuesit e zgjedhur të kenë mundësi të ushtrojnë detyrën e tyre. “Ne këtu jemi deputetë të zgjedhur, por dyert për ne janë të mbyllura”, u shpreh ajo.

Çitaku vijoi me një reflektim mbi peshën e institucioneve shtetërore, duke kujtuar flijimet e bëra për ngritjen e tyre. “Kuvendi nuk është thjesht objekt, nuk është ndërtesë me tulla, është institucion. Kam qenë në këtë ulëse e ulur ditën kur u shpall Pavarësia e Kosovës. Është derdh gjak, mund, djersë, sakrificë që Kosova me pas institucione. Nuk guxojmë me u sill sikur s’po ndodh asgjë”, theksoi ajo.

Kuvendi i Kosovës vijon të jetë i pa konstituuar, pasi në dy përpjekjet e para nuk u arrit zgjedhja e kryetarit dhe as përmbyllja e formimit të Legjislaturës së 11-të. Mosfunksionimi i institucioneve të reja po e thellon krizën politike, ndërsa seanca konstituive mbetet një pikë e nxehtë mes partive parlamentare.

Sot shënon ditën e tretë që Kuvendi është i hapur për vizitorët nga diaspora, dhe në këtë kontekst deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë hyrë në sallën plenare për të kërkuar vijimin e procesit të konstituimit.

të fundit

Merz: Evropa nuk varet vetëm nga SHBA-ja dhe Kina, tregu ynë ka 450 milionë konsumatorë

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha sot se Evropa nuk varet ekskluzivisht nga SHBA-ja, Kina apo vende të tjera, duke nënvizuar…

3 minutes ago

Heidi Baci tregon si shkon me Drini Zeqon në “Për’puthen

Heidi Baci ka folur për marrëdhënien e saj me opinionistin e “Për’puthen”, Drini Zeqo, duke komentuar edhe thashethemet për një…

4 minutes ago

Kickers”: Albian Hajdari pritet të mungojë deri në janar

Mbrojtësi Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar. Kështu ka raportuar të hënën “Kicker”. Hajdari së fundmi operoi…

15 minutes ago

Shiroka Pula pret ambasadorin francez, në fokus zgjerimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin…

17 minutes ago

Gërvalla: Nga buxheti prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027, Ministrisë së Drejtësisë i takojnë 52.3 milionë euro

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2027 do të…

18 minutes ago

Employment in North Macedonia’s industry fell by 2.9% in one year

Industria e vendit po përjeton një rënie të punësimit, me rënien më të theksuar në miniera dhe gurore. Në shtator…

19 minutes ago