Karabinierët italianë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), që vepron në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, po kryejnë në mënyrë të rregullt patrullime në Gjakovë.
None found
Sipas KFOR-it, prania e tyre në terren synon të ndihmojë në ruajtjen e një klime të qetë e të sigurt, ndërsa forcon dukshmërinë dhe fleksibilitetin e misionit në zona të ndryshme.
Përmes këtyre angazhimeve, KFOR-i synon gjithashtu të përmirësojë vlerësimin e situatës së sigurisë në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Misioni thekson se patrullime të tilla janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.
“Misioni i KFOR-it vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në mënyrë të paanshme.
KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si mekanizma të reagimit në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim.
DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…
Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…
Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…
Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…