Karabinierët italianë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), në kuadër të misionit të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO-ja, patrullojnë rregullisht në Mitrovicë. Sipas KFOR-it, këto patrullime ndihmojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë.
None found
KFOR-i bëri të ditur se patrullimet i sigurojnë misionit një prani të dukshme e të pandërprerë në të gjithë rajonin. Ato u japin gjithashtu njësive mundësinë të krijojnë një pasqyrë të situatës dhe të ndjekin gjendjen e sigurisë në terren.
Në njoftim thuhet se këto veprime janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KFOR-it për sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për mbështetjen e lirisë së lëvizjes së të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, në mënyrë transparente dhe të paanshme.
KFOR-i theksoi se vijon të përmbushë mandatin e mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Ky mandat synon të kontribuojë në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe të garantojë lirinë e lëvizjes në çdo kohë. Sipas njoftimit, KFOR-i vepron në mënyrë të paanshme dhe në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse në reagimin ndaj çështjeve të sigurisë.
DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…
Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…
Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…
Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…