Familjarët dhe të afërmit e personave të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi, po insistojnë që tu bëhet autopsia.
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se për tu bërë autopsia të infektuarve që vdesin nga koronavirusi, duhet urdhër nga Prokuroria.
None found
“Për shumicën e rasteve tani familjarët po insistojnë që tu bëhet autopsia të njëjtëve, por ka raste të cilat nuk bëhet, por ne punojmë vetëm me urdhëresë të Prokurorisë sepse rasti duhet të hapet në polici dhe në Prokurori dhe nuk bëhet autopsia me kërkesën tonë dhe nuk jemi ne ata të cilët mundemi për t’i liruar rastet”, shtoi ai.
Ndërsa sa i përket dorëzimit të raportit në Prokurori, sa i përket vdekjeve të dyshimta në QKUK nga virusi, Gërxhaliu shtoi se nevojitet kohë për tu bërë analiza specifike.
Ai shtoi se në rast nevoje për këto analiza kanë marrë masa për tu dërguar edhe jashtë Kosovës.
“Sa i përket raportit nevojitet kohë për tu bërë analizat specifike. Ne kemi marrë edhe masa të dyfishta në rast nevojë që të dërgohen edhe jashtë Kosovës dhe jemi duke punuar me staf esencial.Marrin kohë edhe përgatitjet laboratorike kështu që për momentin nuk janë të gatshme. I kemi vetëm ato preliminaret për të cilat edhe gojarisht kemi biseduar me prokurorë”, tha Gërxhaliu.
Xhevat Prekazi, ish-futbollisti i njohur i Partizanit dhe Galatasarayt, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.Prekazi, i lindur në Mitrovicë, la gjurmë…
Ish-konkurenti i “Big Brother VIP Kosova”, ka folur rreth ekperiencës së tij në këtë format, ku gjithashtu nuk lë pa…
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se është [...]Read More...
Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane.…
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të…
Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka…