Prokurori i shtetit Ermal Demhasaj është caktuar koordinator për rastet e dhunës në familje për një periudhë të pacaktuar. Vendimi është marrë nga ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, në kuadër të organizimit të brendshëm dhe koordinimit të punës.
Pasi u caktua në këtë pozitë me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Disha-Haxhosaj zhvilloi një takim me të gjithë prokurorët e shtetit të kësaj prokurorie. Sipas njoftimit për media, ajo u kërkoi të tregojnë përkushtim dhe vigjilencë më të madhe në përmbushjen e detyrave, veçanërisht gjatë kujdestarive, në mënyrë që çdo rast të trajtohet profesionalisht dhe në kohë.
None found
Në njoftim thuhet gjithashtu se Disha-Haxhosaj u shprehu prokurorëve mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me ta sa herë që nevojitet ndërhyrja apo përkrahja e drejtuesve të Prokurorisë.
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores u takua edhe me stafin administrativ të Prokurorisë Themelore në Pejë. Ajo kërkoi angazhim dhe intensitet më të lartë në punë, zbatim të plotë të dispozitave ligjore dhe kryerje profesionale të përgjegjësive, për të shmangur lëshimet e mundshme dhe për të menaxhuar sa më me efikasitet punët e proceset administrative.
Disha-Haxhosaj theksoi se bashkëpunimi, përgjegjësia institucionale dhe koordinimi mes të gjithë punonjësve janë të rëndësishëm që Prokuroria Themelore në Pejë të vazhdojë të përmbushë mandatin dhe detyrimet e saj ligjore.
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, pas caktimit në këtë pozitë me vendim të…
Kërkesat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe kundër vrasjes së grave do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë, ku është…
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës -…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore…
Basketbollistja amerikane, Nyla Jean ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën e skuadrës së Bashkimit. Në…