Pas vendimit të fundit të marrë në Hagë, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka qëndruar për vizitë te familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.
None found
Hamza bëri të ditur se familjarëve u ka ofruar përkrahjen e tij, duke i siguruar se nuk janë vetëm dhe se asnjëherë nuk do të mbeten të tillë.
Sipas tij, PDK-ja do ta vijojë angazhimin në kërkim të drejtësisë dhe lirisë, deri në rikthimin e tyre në Kosovë.
Postimi i plotë:
Bedri Hamza shkroi se sot vizitoi familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas vendimit në Hagë, të cilin e cilësoi të rëndë, të padrejtë dhe pa bazë. Ai tha se i siguroi familjarët që nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm.
Ai u shpreh se dhimbja e këtyre familjeve është edhe dhimbja e tyre, ndërsa mërzia që përjetojnë është njëkohësisht mërzia e popullit.
Hamza theksoi krenarinë për ta, për luftën për liri, si dhe për gjithçka që përfaqësojnë ata në historinë dhe shtetin e Kosovës.
Ai deklaroi se do të qëndrojnë së bashku, do të angazhohen bashkë dhe do ta vijojnë betejën për drejtësi e liri, derisa luftëtari i fundit i lirisë të kthehet në atdhe.
Në përfundim, Hamza shkroi: “Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë!”
Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në…
Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…