Categories: kosovë

Pas seancës për rastin e Gllogjanit, prokurorja Sahide Gashi rezervon komentet për gjykatën

Pas përfundimit të seancës për vrasjen në Gllogjan, prokurorja Sahide Gashi nuk dha hollësi për çështjen në deklarimin e saj për media.

Të lidhura

None found

Para gazetarëve, ajo u shpreh shkurt se gjithçka që ka për të thënë do ta paraqesë në gjykatë.

“Krejt çka ka me thonë, e them në gjykatë”, tha Gashi.

E pyetur lidhur me arsyen pse prokurorja e re e rastit ishte përmendur vetëm gjatë fjalës përfundimtare, Gashi kundërshtoi këtë vlerësim.

“Nuk pajtohem me atë”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë vendosi sot që të rihapë shqyrtimin gjyqësor për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, ku të akuzuar janë Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj.

Ky vendim erdhi pasi Prokuroria, vetëm në fjalën përfundimtare, iu referua një videoincizimi të Kreshnik Mehmetajt duke gjuajtur me armë dhe provave balistike, të cilat më herët nuk ishin paraqitur dhe administruar gjatë procesit gjyqësor, duke ia pamundësuar mbrojtjes kundërshtimin e tyre.

Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj akuzohen se më 26 nëntor 2021, me motiv hakmarrjeje, kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të një autobusi në Gllogjan, ku u vranë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit.

Në seancën fillestare të mbajtur më 21 qershor 2023, të tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

të fundit

Barcelona fitoi 3-0, por McManaman paralajmëron: Me këtë lojë rrezikon në fazat e ardhshme të Championsit

Barcelona ka shfaqur sërish probleme në repartin defensiv në ndeshjen ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se shkoi…

24 minutes ago

Desire Doue arrin rekordin e Karim Benzemas në Ligën e Kampionëve

Ylli i Paris Saint-Germainit, Desire Doue, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, duke barazuar një…

24 minutes ago

Faton Peci: Identification of three missing intellectuals brings grief to Mitrovica and Kosovo

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…

27 minutes ago

KFOR personnel train for helicopter medical evacuations

Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…

27 minutes ago

Beat her on the body, not the face, so it wouldn’t show” / The account of the woman whose ex-husband killed her two brothers

Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…

27 minutes ago

VLEN calls release of Artan Grubi and Përparim Bajrami from detention an unprecedented scandal

"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…

27 minutes ago