kosovë

Pas intervistimit lirohet Sami Lushtaku, i konfiskohet telefoni

Përfundon intervistimi i nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut dhe sipas avokatit Artan Qerkini, ish-komandantit rajonal të UÇK-së i është konfiskuar telefoni.

Qerkini ka konfirmuar se Lushtakut i është konfiskuar telefoni, në kundërshtim me ligjin.

Të lidhura

None found

“Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka deklaruar Qerkini, sipas të cilit, nuk ka pasur asnjë paralajmërim për arrestim.

Ai theksoi edhe një herë se Lushtaku nuk është i dyshuar, ndërsa tha se do të paraqesin të gjitha mjetet juridike pranë Dhomave të Specializuara.

Specialja ndalon Sami Lushtakun, dërgohet në Zyrat e EULEX-it

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku është ndaluar nga Policia e Gjykatës Speciale dhe para pak minutash është dërguar te zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Lajmin për RTKlive e kanë konfirmuar edhe familjarë të tij, të cilët nuk e dinë edhe arsyen e ndaljes.

Kujtojmë se ditë më parë, Prokuroria e Specializuar ka bastisur shtëpinë e komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe ka konfiskuar telefonin e Hajredin Kuçit.

të fundit

Çitaku për grupin e apelit në Hagë: Prioritet puna konkrete, diskutimet konfidenciale

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se anëtarët e grupit punues për strategjinë shtetërore lidhur…

3 minutes ago

Në mbështetje të protestës studentore për dorëheqjen e Edi Ramës, demokratët marshojnë drejt kryeministrisë

Demokratët kanë nisur marshimin nga selia e Partisë Demokratike në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së paralajmëruar kundër…

9 minutes ago

Zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Në Shqipëri studentët po gjobiten e dhunohen se ushtrojnë të drejtën e protestës dhe kërkojnë fundin e korrupsionit

Zv.presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe deputetja e Parlamentit austriak, Dr. Gudrun Kugler, ka reaguar për protestat studentore në…

14 minutes ago

Nafta e importuar me përjashtim taksash për bazën e NATO-s në Kuçovë, “Salillari” gjobitet me 5.1 milionë euro

Dogana e Durrësit ka gjobitur me 5.1 milionë euro kompaninë “Salillari” për shmangie të taksave të naftës. Vendimi Nr. 626…

16 minutes ago

Lushtaku kërkon draftin e parë të strategjisë për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që sa më shpejt të përgatitet drafti i parë i…

25 minutes ago

Mërgim Lushtaku për zgjedhjet në PDK: Ende pa vendim për kandidimin, flet edhe për Sami Lushtakun

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të hyjë në garën për kryetar…

26 minutes ago