Categories: kosovë

Pas aktgjykimit, ja si vijon beteja në Apel për ish-krerët e UÇK-së

Shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk shënon përfundimin e procesit gjyqësor.

Të lidhura

None found

Çështja pritet të kalojë në shkallën e dytë, pasi mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin e shkallës së parë, menjëherë pasi t’i pranojë arsyetimin e plotë me shkrim.

Sipas avokatëve, aktgjykimi përmban mangësi dhe elemente që mund të kundërshtohen para trupit gjykues të Apelit.

Luka Mishetiq, kryembrojtësi i Hashim Thaçit dhe një prej zërave më kritikë të ekipit mbrojtës gjatë gjithë procesit, ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se janë shfaqur probleme që lidhen me drejtësinë procedurale dhe paanshmërinë e trupit gjykues.

“Mbrojtja do ta paraqesë zyrtarisht njoftimin për Apel, me qëllim korrigjimin e këtyre gabimeve faktike, ligjore dhe procedurale pranë Panelit të Apelit”.

Edhe mbrojtjet e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kanë paralajmëruar se do ta ndjekin të njëjtën procedurë.

Pas vendimit, avokatët e tyre e kanë kundërshtuar aktgjykimin dhe kanë njoftuar se çështjen do ta dërgojnë për shqyrtim në shkallën e dytë.

Por cilat janë hapat që pasojnë pas dorëzimit të njoftimit për apel?

Dhomat e Specializuara të Kosovës i kanë shpjeguar për RTK-në procedurat dhe afatet që duhet të respektohen. Mbrojtja dhe Prokuroria kanë 30 ditë, nga momenti kur marrin aktgjykimin me shkrim, për të dorëzuar njoftimin për apel. Në këtë dokument duhet të specifikohen edhe arsyet mbi të cilat mbështetet kundërshtimi i vendimit. Nëse apeli paraqitet, Presidenti i Dhomave të Specializuara cakton një trup prej tre gjyqtarësh për shqyrtimin e rastit.

Megjithatë, njoftimi për apel përbën vetëm fazën fillestare. Pala që e ka paraqitur atë duhet, brenda 60 ditësh, të dorëzojë parashtresën e plotë me argumentet që e mbështesin apelin. Pala tjetër ka në dispozicion 30 ditë për të paraqitur përgjigjen, ndërsa pala apeluesе mund t’i përgjigjet kundërshtimit brenda 15 ditësh.

Kur ankimohet vetëm dënimi, afatet e procedurës janë më të shkurtra. Pas përfundimit të shkëmbimit të parashtresave, Trupi Gjykues i Apelit mund të vendosë për mbajtjen e një seance dëgjimore, nëse e sheh të nevojshme.

Gjatë shqyrtimit mund të paraqiten edhe dokumente të tjera me shkrim, përfshirë kërkesa për pranimin e provave të reja.

Pasi të mbyllet faza e parashtresave, gjyqtarët kalojnë në deliberim, që nënkupton shqyrtimin dhe diskutimin e brendshëm të çështjes para marrjes së vendimit.

Dhomat e Specializuara bëjnë të ditur se aktgjykimi i Apelit shpallet brenda 60 ditësh nga dorëzimi i parashtresës së fundit. Ky afat mund të zgjatet nëse rrethanat e rastit e kërkojnë.

Trupi Gjykues i Apelit mund ta lërë në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë, ta rrëzojë atë ose ta ndryshojë.

të fundit

Maserati shqyrton një projekt elektrik me Huawei dhe prodhim nga JAC

Maserati thuhet se është në bisedime me Huawei për zhvillimin e dy modeleve të reja elektrike.Projekti synon të kombinojë dizajnin…

5 minutes ago

Trump përjashton CNN, MS NOW dhe Politico nga Shtëpia e Bardhë, ja arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se CNN, MS NOW dhe Politico nuk do të lejohen më në Shtëpinë e…

7 minutes ago

Pas një operacioni mbi 24-orësh, ndahen me sukses binjaket e bashkuara në kokë

Një ndërhyrje jashtëzakonisht komplekse kirurgjikale është realizuar me sukses në një spital pediatrik në St. Louis, SHBA, ku mjekët ndanë…

8 minutes ago

Umejiego shkëlqen ndaj Vllaznisë: Superliga është një sfidë e re, por po përshtatem çdo ndeshje

Kristo Thoma & Mmesoma UmejiegoTeuta ka fituar në transfertë përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të…

13 minutes ago

Artificial”, filmi që rikthen shkarkimin dhe rikthimin e Sam Altmanit në OpenAI

Pak ditë pasi një projekt i shumëpërfolur i Nathan Fielder, ku përfshihej themeluesja e teknologjisë mjekësore dhe e dënuara për…

16 minutes ago

Prishtina vijon protestat kundër dënimit të ish-drejtuesve të UÇK-së nga Specialja

Qytetarët edhe sonte prej orës 21:00 u mblodhën në Prishtinë në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale, me të cilin…

17 minutes ago