kosovë

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse nuk zgjidhet Presidenti

Me afrimin e datës së përmbylljes së mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, në diskursin publik është intensifikuar debati rreth procedurave që duhet të ndiqen në rast se nuk arrihet zgjedhja e një presidenti të ri brenda afateve të parapara.

Njohës të Kushtetutës kanë theksuar se sistemi juridik i vendit parashikon mekanizma të qartë për tejkalimin e një situate të tillë, duke garantuar vazhdimësinë e funksionimit të shtetit.

Të lidhura

None found

Në qendër të këtyre zhvillimeve mbetet roli i Kuvendit të Kosovës, i cili, përmes kryetares së tij, merr përkohësisht kompetencat e kreut të shtetit, si dhe detyrimin për të avancuar procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Në të njëjtën kohë, ekspertët ngrenë edhe mundësinë e zhvillimeve të tjera politike, përfshirë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nëse institucionet nuk arrijnë të përmbyllin procesin brenda afatit kushtetues prej gjashtë muajsh.

Kjo situatë po shihet si një test i rëndësishëm për funksionimin demokratik dhe për pjekurinë institucionale të vendit.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Kadri Kryeziu, për FrontOnline, ka sqaruar procedurat që parashihen me Kushtetutë në rast të mungesës së një Presidenti të zgjedhur.

Sipas tij, kjo situatë është e rregulluar qartë dhe parashikon ushtrimin e përkohshëm të funksionit të kreut të shtetit nga kryetari i Kuvendit.

“Kjo është e rregulluar me Kushtetutë. Quhet mandat i përkohshëm i Presidentit dhe këtë mandat e merr kryetari i Kuvendit. Afati kushtetues është gjashtë muaj, që nënkupton se brenda kësaj periudhe duhet të krijohen institucionet”, ka deklaruar Kryeziu, për FrontOnline.

Ai thekson se nëse brenda këtij afati nuk arrihet zgjedhja e Presidentit, vendi shkon në zgjedhje të reja.

“Nëse nuk ka zgjedhje të Presidentit, shkohet në zgjedhje dhe kjo duhet të ndodhë brenda gjashtë muajve – të mbahen zgjedhjet, të konstituohet Kuvendi, të formohet Qeveria dhe të zgjidhet Presidenti”, ka shtuar ai.

Ish-kryetari i KQZ-së dhe njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka sqaruar ecurinë institucionale që pritet të ndodhë pas përfundimit të mandatit të Presidentes aktuale, Vjosa Osmani.

Sipas tij, më 4 prill përfundon mandati i Osmanit dhe nga ajo datë ajo nuk do të jetë më Presidente e vendit. Baraliu thekson se, në mungesë të zgjedhjes së një presidenti të ri, vendi hyn automatikisht në fazën e procedurës për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“Me datën 4 prill mbaron mandati i saj dhe Osmani më nuk është Presidente. Meqë nuk e kemi të zgjedhur Presidentin/en tjetër dhe duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jemi në fazën e zgjedhjes së Presidentit. Në këtë situatë, ushtrimin e detyrës së Presidentit, me automatizëm e merr kryetarja e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Baraliu për FrontOnline.

Ai shton se kryeparlamentarja, në këtë rast, bëhet ushtruese e detyrës së Presidentit për një periudhë të kufizuar kohore.

“Ajo ka maksimalisht deri në gjashtë muaj për të ushtruar këtë detyrë, ndërkohë që duhet të zhvillohet procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri”, theksoi ai.

Sipas Baraliut, brenda këtij afati kushtetues, institucionet e vendit janë të obliguara që të përmbyllin procesin dhe të zgjedhin Presidentin e ri të Kosovës.

‘’Brenda kësaj kohe ne duhet ta zgjedhim Presidentin e vendit’’, tha ai./Front Online

të fundit

Vrasja makabre e Ilaria Sulës/ Prindërit rrëfejnë dhimbjen: Shkoj tek ajo çdo ditë, nuk jetojmë më, vetëm mbijetojmë për djalin tonë, kërkojmë vetëm drejtësi

Në një intervistë për emisionin “Verissimo” në Itali, prindërit e Ilaria Sulës, Gezime dhe Flamur, kanë rrëfyer publikisht dramën e…

8 minutes ago

Pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e naftës pësuan një rritje të ndjeshme, duke arritur mbi 110 dollarë për fuçi, pasi presidenti i SHBA-së, Donald…

48 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82.2 lekë, në shitje me 83.4 lekë. Euro, do…

53 minutes ago

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme (5 prill) në qytetin e Lezhë, në…

1 hour ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 6 Prill 2026

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë…

1 hour ago

Horoskopi 6 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Dashi Ndikimi i Neptunit do sjelle shume turbullira sot ne jetën tuaj sentimentale. Ka rrezik qe disa te kalojnë një…

9 hours ago