Categories: kosovë

Pas 27 vitesh, identifikohen me ADN tri viktima të “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës

Pas më shumë se 27 vitesh pritjeje dhe pasigurie, laboratori i Hagës ka konfirmuar zyrtarisht tri viktimat e para të identifikuara përmes analizave të ADN-së nga i ashtuquajturi “Grupi i Intelektualëve të Mitrovicës”.

Të lidhura

None found

Identifikimet u mundësuan pas një muaji operacionesh intensive të gërmimit në tri varreza masive në Zubin Potok. Në këto lokacione, gjatë prillit të vitit 1999, forcat serbe ekzekutuan dhe fshehën trupat e 23 civilëve shqiptarë, mes tyre mjekë, profesorë dhe veprimtarë të njohur. Ndërkohë që analizat për pjesën tjetër të grupit vijojnë, Komisioni Qeveritar po kërkon hapjen e arkivave të luftës dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

Pas 27 vitesh, gërmimet në fshatrat Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut kanë nxjerrë në dritë mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin 23 civilëve të njohur si “Grupi i Intelektualëve” nga Mitrovica. Zhvarrimi është përmbyllur zyrtarisht, ndërsa raportet e para të ardhura nga Haga kanë bërë të mundur identifikimin e tri viktimave. Mostrat e tjera mbeten ende nën shqyrtim.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, tha se institucionet kosovare kanë marrë tri raportet e para të ADN-së dhe po bashkëpunojnë vazhdimisht me ekspertët mjekoligjorë të Komisionit Ndërkombëtar për pranimin dhe përshpejtimin e procedurave për mostrat e tjera të dërguara nga lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë. Sipas tij, sapo të mbërrijnë rezultatet e reja, familjarët e viktimave do të njoftohen, siç ndodhi edhe me tri identifikimet e para.

“Grupi i Intelektualëve” përbëhej nga kirurgë, mjekë, profesorë dhe aktivistë të çështjes kombëtare. Ata po largoheshin në mënyrë të organizuar drejt Malit të Zi për t’i shpëtuar përndjekjes, por u ndaluan në zonën e Zubin Potokut dhe u ekzekutuan. Më pas, trupat e tyre u vendosën në varreza masive me synimin për të fshehur gjurmët e krimit.

Mes tri viktimave të identifikuara ndodhet edhe veprimtari i njohur Idriz Rrecaj. Megjithatë, puna forenzike nuk ka përfunduar, pasi analizat për mbetjet e tjera vazhdojnë. Krahas identifikimit të viktimave, mbetet e domosdoshme edhe përcaktimi i përgjegjësve dhe vënia e tyre para drejtësisë.

Gara theksoi se familjet e personave të zhdukur kanë pritur për një kohë të gjatë dhe se drejtësia nuk mund ta largojë dhimbjen, por mund të sjellë ngushëllim dhe të tregojë se vuajtja e tyre nuk është harruar. Ai nënvizoi se zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë dhe ndëshkimi i përgjegjësve për krimet me përmasa gjenocidale përbëjnë detyrime të vazhdueshme institucionale, në mënyrë që të respektohet e drejta e familjeve për të mësuar të vërtetën dhe për të marrë drejtësi.

Përveç hetimeve forenzike, të gjitha provat dhe dëshmitë materiale të mbledhura në varrezat masive të veriut po i dorëzohen zyrtarisht Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Institucionet e Kosovës kanë përsëritur kërkesën ndaj komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë trysni mbi Beogradin për hapjen e arkivave ushtarake të vitit 1999. Këto dokumente vlerësohen si vendimtare për zbardhjen e plotë të masakrës.

të fundit

Pësojmë gola që mund të shmangen”, Eneo Bitri përfshin edhe Dinamon në garën për titull

Eneo Bitri Egnatia mori fitore të rëndësishme në Rrogozhinë duke mposhtur 2-1 Elbasanin [...]Read More...

15 minutes ago

Glen Daja pas humbjes në Rrogozhinë: Elbasani ishte më i mirë, më vjen keq për pikët

Glen DajaElbasani u mposht nga Egnatia në Rrogozhinë, ndeshja e fundit e vlefshme për javën e 13-të në Superiore [...]Read…

21 minutes ago

Egnatia fiton ndaj Elbasanit, Nevil Dede: Karakteri i skuadrës na mban me kokën lart

Nevil DedeEgnatia mposhti Elbasanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në “Abissnet Superiore” [...]Read More...

27 minutes ago

Bora arrin mbi 40 cm në disa zona malore, drejtuesve të mjeteve u kërkohet kujdes në rrugë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur gjendjen aktuale në rrugët e vendit pas reshjeve të borës. Në…

30 minutes ago

Kliti Hoti injured by a rubber bullet, Erjon Vishkulli: Why are two standards applied?

Plagosja e deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, me plumb gome gjatë protestës së fundit ka sjellë reagimin e Erjon…

32 minutes ago

The 184th national protest and clashes with police, Salianji: A political solution is needed, not repression

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e 184-t kombëtare…

32 minutes ago