Partitë parlamentare në Kosovë nuk kanë arritur ende të bien dakord për një kandidat që mund të marrë mbështetjen e tyre për postin e presidentit, ndërkohë që afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit përfundon në fund të javës së ardhshme.
None found
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 shtatorit, periudha 60-ditore për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, kur u konstituua Kuvendi, dhe skadon më 6 tetor.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, zhvilloi të dielën një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku u diskutuan edhe zhvillime të tjera të situatës politike.
Hamza deklaroi të hënën se gjatë bisedës është trajtuar edhe çështja e presidentit, por nuk janë përmendur kandidatë konkretë për këtë detyrë.
Ai shtoi se PDK-ja është e gatshme të vazhdojë diskutimet me Lëvizjen Vetëvendosje për këtë çështje, nëse miratohet projektligji që parasheh ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Nuk kemi shkuar për emrat, nuk i kemi folur, nëse kalohet ligji jemi të hapur edhe për tema tjera”, tha Hamza.
Projektligji ndodhet aktualisht në Qeveri, së cilës i është përcjellë për mendim më 25 shtator.
Që prej 4 prillit, detyrën e presidentit të Kosovës po e ushtron ushtruesi i detyrës. Kushtetuta përcakton se një person nuk mund ta mbajë këtë funksion për më shumë se gjashtë muaj.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e ngërçit rreth zgjedhjes së presidentit.
Jehona Lushaku, shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se partia opozitare ka vullnet për të ndërmarrë hapa konkretë në mënyrë që të zgjidhen problemet dhe institucionet të mund të funksionojnë.
“Ne nuk jemi në situatë që mund të themi që jemi pro ose kundër një kandidati. Por jemi të gatshëm që të kontribuojmë për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ajo.
Në fund të gushtit, pas negociatave mes LVV-së dhe LDK-së së Lumir Abdixhikut, dy palët njoftuan se kishin arritur marrëveshje për një president konsensual dhe propozuan Bekim Sejdiun.
Por një ditë më vonë u bë e ditur se gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështesnin kandidaturën e Sejdiut. Për rrjedhojë, ai nuk siguronte 81 votat e nevojshme, që përbëjnë dy të tretat e Kuvendit me 120 ulëse, të domosdoshme për zgjedhjen e presidentit.
Për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme, Sejdiu e tërhoqi kandidaturën më 14 shtator.
Aleanca, e cila në Kuvend përfaqësohet nga shtatë deputetë, ka refuzuar të zhvillojë takim me liderin e LVV-së, Albin Kurtin, për çështjen e presidentit. Në këmbim të mbështetjes, kjo parti kishte paraqitur gjashtë kushte.
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, tha se Kurti “është tallur” me liderët opozitarë gjatë takimeve, pasi, sipas tij, synimi ka qenë dërgimi i vendit në zgjedhje.
“I ka ftuar në takime, i ka tallur dhe në fund i ka lënë pa marrëveshje”, deklaroi Haradinaj të hënën para mediave. Ai shtoi se Aleanca “nuk bëhet pjesë e lojërave të Kurtit”.
Nëse partitë nuk arrijnë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja. Këto do të ishin zgjedhjet e katërta që nga shkurti i vitit 2025. / REL
Shtetasi i Kosovës, Ardit Kutleshi, 28 vjeç, do të përballet me dënim me burgim në SHBA, pasi pranoi fajësinë për…
Dejona Mihali nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kanë mbetur vetëm shtatë ditë nga afati për zgjedhjen e Presidentit të…
Në një intervistë për News24, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, e cilësoi skandalin e Vlora Hysenit, ish-drejtueses së Shërbimit Informativ…
Ish-anësori i Barcelonës, Cristian Tello, ka njoftuar pensionimin nga futbolli profesionist në moshën 35-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere…
Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg, në sesionin me temën…
Gjykata Themelore e Prishtinës, pritet të caktojë masën e paraburgimit ndaj 9 të arrestuarve për krime lufte në Zubin Potok.…