Dogana e Kosovës, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka penguar një përpjekje për kontrabandim mallrash në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Prush.
None found
Sipas njoftimit për media, gjatë verifikimit të automjeteve që po hynin në Republikën e Kosovës, zyrtarët doganorë përzgjodhën një automjet për kontroll.
Drejtuesi i automjetit, gjatë intervistimit, deklaroi se nuk kishte mallra apo mjete monetare për të paraqitur. Mirëpo, nga kontrolli i hollësishëm i kryer së bashku me Policinë e Kosovës, në bagazhin e automjetit u gjetën të fshehura 504 copë Barium Sulfate (Bariumsulfate), të cilat nuk ishin deklaruar.
Autoritetet kanë konstatuar se personi kishte tentuar t’i fuste mallrat në territorin doganor të Republikës së Kosovës pa i paraqitur për kontroll dhe pa përmbushur detyrimet ligjore për deklarim. Me këtë veprim, ai ka kryer kundërvajtje doganore në kundërshtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, i cili përcakton se çdo person që sjell mallra në territorin doganor të Republikës së Kosovës duhet t’i paraqesë dhe t’i deklarojë pranë autoriteteve doganore.
Dogana e Kosovës i ka ndaluar dhe sekuestruar mallrat, ndërsa për rastin do të vijojnë procedurat administrative dhe kundërvajtëse, në pajtim me legjislacionin doganor në fuqi, bëhet e ditur në njoftim.
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…
Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…
Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…
Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…