Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit ndaj Igor Markoviqit, nën dyshimin se ishte i përfshirë në sulmet kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës në Zveçan, në maj të vitit 2023.
None found
Në njoftimin e gjykatës thuhet se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në këtë etapë të procedurës, gjykata e ka konsideruar paraburgimin si masën më të përshtatshme, për shkak të rrezikut që Markoviqi të arratiset dhe t’i shmanget përgjegjësisë penale.
Si pjesë të arsyetimit, gjykata ka përmendur faktin se Igor Markoviq është shtetas i Serbisë, duke vlerësuar se kjo shton mundësinë e largimit të tij dhe të humbjes së qasjes së organeve të drejtësisë ndaj tij.
Gjykata ka konstatuar gjithashtu se ekziston mundësia që i dyshuari të ndërhyjë te dëshmitarët apo provat, duke krijuar pengesa për vijimin e procedurës penale.
Duke u mbështetur në këto rrethana, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vlerësuar se paraburgimi është, për momentin, masa e vetme që mundëson zhvillimin pa pengesa të procesit penal.
Dyshimet ndaj Igor Markoviqit lidhen me ngjarjet e majit 2023 në Zveçan, gjatë të cilave u sulmuan pjesëtarë të KFOR-it dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Kryeministri theksoi nevojën për zgjidhje konkrete dhe mbështetje institucionale, duke premtuar angazhim për përmirësimin e mirëqenies së kësaj kategorie. Kryeministri…
Policia e Kosovës, pikërisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…
Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…
Dy shtetas afganë përballen me 20 akuza për vepra penale seksuale. [...] Read More... The post Dëshmia e 14-vjeçares me…
Të paktën një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën pasi një helikopter u rrëzua në det në…
Kompania franceze Electra merr përsipër 47 lokacione me 374 pika karikimi.Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes-Benz ia ka shitur kompanisë franceze…