Igor Markoviq, i dyshuar se mori pjesë në sulmin kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023, është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
None found
Në këtë gjykatë ka nisur seanca ku do të vendoset për masën e sigurisë ndaj tij. Prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu, ka kërkuar që Markoviqit t’i caktohet paraburgimi për 30 ditë.
Markoviq dyshohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm”, “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.
Ngjarjet e dhunshme në Zveçan nisën pasi serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok. Nga përleshjet mbetën të lënduar 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Lëndime pësuan gjithashtu zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe disa gazetarë që po raportonin nga vendi i ngjarjes.
Kryeministri theksoi nevojën për zgjidhje konkrete dhe mbështetje institucionale, duke premtuar angazhim për përmirësimin e mirëqenies së kësaj kategorie. Kryeministri…
Policia e Kosovës, pikërisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…
Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…
Dy shtetas afganë përballen me 20 akuza për vepra penale seksuale. [...] Read More... The post Dëshmia e 14-vjeçares me…
Të paktën një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën pasi një helikopter u rrëzua në det në…
Kompania franceze Electra merr përsipër 47 lokacione me 374 pika karikimi.Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes-Benz ia ka shitur kompanisë franceze…