Categories: kosovë

Pamjet nga kampi i Njësive Speciale në Vrellë, Ramadani: Shkelje e rëndë e sigurisë, kërkohet hetim

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas publikimit të pamjeve të filmuara brenda kampit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, duke theksuar se askush nuk duhej të kishte mundësi të hynte apo të regjistronte në atë hapësirë.

“Në Youtube janë publikuar pamje që jo vetëm nuk duhej të xhiroheshin, por në asnjë rrethanë nuk duhej të ishin të qasshme për askënd. Nuk bëhet fjalë për një park publik, por për një objekt me rëndësi të veçantë për infrastrukturën kritike dhe sigurinë kombëtare të Kosovës”, deklaroi ai.

Të lidhura

None found

Ramadani shtoi se duhet të merret parasysh edhe mundësia që rasti të ketë qenë një testim armiqësor. “Nëse ka qenë një testim armiqësor, rezultati është i dukshëm. Siguria është cenuar dhe ky është një skandal shumë i madh, i cili kërkon hetim serioz”, u shpreh deputeti.

Sipas tij, mungesa e reagimit institucional në raste të tilla tregon edhe mungesën e një plani, ndërsa pa plan nuk mund të ketë rezultate.

të fundit

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 77 milionë lekë, dyshohet se ka ardhur nga trafiku i lëndëve narkotike

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, që dyshohet se kanë ardhur nga…

21 seconds ago

Irlanda po shqyrton shtimin e trupave në misionin e KFOR-it

Irlanda po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të numrit të ushtarëve që kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë,…

8 minutes ago

Muja njofton kontroll të plotë për çdo ngarkesë mishi nga Brazili

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë të ditur se është vendosur kontroll 100 për qind për çdo dërgesë të…

8 minutes ago

Kosova e gatshme për statusin e kandidatit në BE, thotë Kurti pas takimit me kancelarin austriak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, në…

8 minutes ago

Guti sheh garë të fortë për Topin e Artë dhe përmend katër kandidatë

Legjenda e Real Madridit, Guti, parashikon një betejë të ashpër midis Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal për Topin e Artë…

12 minutes ago

Rudolph: Synojmë që Samiti i Procesit të Berlinit të nxisë zbatimin e marrëveshjeve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar sot se shpreson që Samiti i Procesit të Berlinit t’i jep shtysë…

20 minutes ago