Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se gjashtë gurthyes janë konstatuar duke punuar në kundërshtim me ligjin, edhe pse ndaj tyre kishte vendime për pezullimin e aktiviteteve. Ajo bëri të ditur se të gjithë janë ndëshkuar në përputhje me ligjin.
None found
Sipas Pacollit, autoritetet po e përcjellin në mënyrë të vazhdueshme veprimtarinë e gurthyesve në mbarë vendin, duke përdorur dronë dhe pajisje digjitale.
“Përveç mbikëqyrjes nga ajri, inspektorati mjedisor ndodhet çdo ditë në terren për të kontrolluar zbatimin e vendimeve për ndalimin e punimeve”, ka shkruar Pacolli.
Ajo ka theksuar se gjatë ditëve të fundit janë evidentuar gjashtë raste kur gurthyesit kanë vijuar aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme, pavarësisht urdhrave për ndalimin e punimeve.
“Të gjithë janë ndëshkuar sipas ligjit, ndërsa në lokacionet ku operonin janë vendosur shenjat zyrtare që ndalojnë punimet”, ka deklaruar ajo.
Pacolli ka bërë të ditur se inspektimet në terren do të vijojnë, me synimin për të ruajtur tokën, ujin dhe natyrën e bukur të Kosovës.
Luis Enrique ka nënshkruar kontratë të re me Paris Saint-Germain dhe do të vazhdojë të jetë trajner i kampionëve të…
Zjarri në Himarë ka detyruar një pjesë të qytetarëve të largohen me automjetet e tyre nga zonat e rrezikuara. Në…
Real Madrid ka pësuar humbjen e parë të sezonit në La Liga, duke u mposhtur 1-0 nga Real Betis në…
Banorët e Divjakës nuk kanë ndërmend të ndalen. Për të 36-ën ditë radhazi, ata kanë dalë në protestë kundër projektit…
Prej 97 ditësh, qytetarët vijojnë protestën në rrugë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.…
Një anëtar i Kongresit federal të Meksikës është gjetur i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit…