Categories: sport

Real Madridi ndalet nga Betisi, humbja e parë e sezonit vjen pas një finaleje dramatike

Real Madridi pësoi disfatën e parë në La Liga këtë sezon, pasi u mposht 1-0 nga Real Betisi në një përballje të tensionuar, ku momentet vendimtare u regjistruan në fund të takimit.

Që në minutat e para, të dyja skuadrat krijuan mundësi shënimi. Vinicius Junior iu afrua golit në minutën e 15-të, kur goditja e tij u ndal nga shtylla. Edhe Dean Huijsen dhe Jude Bellingham provuan të rrezikonin portën e Alvaro Valles.

Të lidhura

None found

Vendasit reaguan përmes Cucho Hernandez dhe Antony, por Thibaut Courtois ndërhyri me sukses për t’i frenuar tentativat e tyre.

Pas pushimit, madrilenët e rritën ritmin dhe ushtruan më shumë presion. Në minutën e 68-të, Kylian Mbappe pati një rast të artë për të kaluar Realin në avantazh, por nuk arriti ta shfrytëzonte.

Jose Mourinho vendosi të ndërhyjë me zëvendësime, duke hedhur në fushë Trent Alexander-Arnold, Bernardo Silva dhe Yan Diomande.

Megjithatë, ishte Betisi që shënoi i pari. Në minutën e 81-të, Troy Parrott përfitoi nga një top i rikthyer në zonë dhe e dërgoi atë në rrjetë për rezultatin 1-0.

Real Madridi dukej se kishte gjetur barazimin gjashtë minuta më vonë. Carlos Espi shënoi me një goditje spektakolare gërshërësh, por pas kontrollit të VAR-it goli u anulua për pozicion jashtë loje në aksionin që i parapriu realizimit.

Edhe në minutën e 93-të pati një zhvillim të rëndësishëm, pasi madrilenët fituan një penallti pas ndërhyrjes së Natan ndaj kundërshtarit. Mbappe mori përsipër ekzekutimin, por Valles u shndërrua në protagonist duke pritur goditjen e francezit.

Betisi arriti ta ruante epërsinë deri në vërshëllimën e fundit dhe festoi një fitore 1-0.

Pas katër javësh kampionat, kjo është humbja e parë e Real Madridit në La Liga. Skuadra madrilene mbetet me 9 pikë, ndërsa Betisi siguroi një sukses të rëndësishëm në një takim që pati tension dhe dramë deri në sekondat e fundit.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago