Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka kundërshtuar nderimin e njësive ushtarake serbe, duke vlerësuar se një veprim i tillë e institucionalizon mohimin e krimeve të luftës dhe mbron pandëshkueshmërinë.
None found
OVL-UÇK-ja deklaron se nderimi i këtyre njësive nuk mund të paraqitet si përkujtim, për sa kohë që Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllura arkivat shtetërore dhe t’i fshehë dëshmitë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Një veprim i tillë përbën institucionalizim të mohimit dhe mbrojtje të pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagimin e organizatës.
Sipas OVL-UÇK-së, medaljet, dekoratat shtetërore dhe rishkrimi i rrëfimeve nuk mund ta mbulojnë të vërtetën lidhur me krimet e luftës.
Organizata kërkon që Beogradi të hapë arkivat ushtarake dhe policore, ndërsa e konsideron detyrim të domosdoshëm edhe zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.
OVL-UÇK-ja nënvizon se Kosova nuk do të bëjë kompromis në përpjekjet e saj për të kërkuar të vërtetën dhe përgjegjësi për krimet e luftës.
Milot Rashica ka folur për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në…
Në SPB Ohër po përfundojnë përgatitjet për vënien në funksion të sistemit “Safe City”, i cili nga 12 tetori do…
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, duke ftuar qytetarët të vendosin…
Gazetarëve të MS NOW u është mohuar aksesi për të mbuluar mbërritjen e presidentit kinez Xi Jinping në darkën shtetërore…
Rolando MaranNë prag të ndeshjes Shqipëri – Bjellorusi, ka folur për mediat trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ndërsa i është…
Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka bojkotuar takimin bilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë…